Chrome përdoret tani nga 2 miliardë përdorues.
Kur mendoni të përdorni internetin, me shumë mundësi që gjëja e parë që ju vjen në mendje është Google. Shërbimet e saj kanë mbushur plot e përplot tregun dhe e kanë bërë gati të pamundur për të kryer një punë pa përdorur ndonjë nga këto shërbime. Mënyra më e mirë për të shfrytëzuar shërbimet e Google është përdorimi i shfletuesit të internetit, Chrome, i cili sapo ka arritur në një moment epik historik.
Sipas Google, Chrome është instaluar tashmë në mbi 2 miliard pajisje.
Këto shifra janë një çmenduri. Për t’jua bërë më të qartë, ka afërsisht 7.1 miliardë njerëz në tokë.
Shërbimet e Google, duke përfshirë Search, Maps dhe YouTube, janë të gjitha të përzjera në një farë mënyre me Chrome. Të gjitha komunikojnë me njëra-njëra-tjetrën sepse transmetojnë informacione të rëndësishme nga njëri shërbim tek tjetri.
Mendohet se është shfletuesi më i mirë.
Numri i smartfonëve dhe i kompjuterëve të hedhur në treg, mendohet të shkojë vetëm në rritje dhe në këtë mënyrë, arritja e shifrës së 2 miliard përdoruesve mund të jetë vetëm fillimi për Chrome, sidomos kur bëhet fjalë për rritje të pajisjeve Chromebook dhe Android.