Google bllokon KickassTorrents në Chrome dhe Firefox

Përdoruesit e Google Chrome dhe Mozilla Firefox të cilët vizitojnë sajtin e njohur të torrentit KickassTorrent (KAT) kanë vënë re një paralajmërim për maluerë që nga dita e djeshme, e njëjtë me paralajmërimin e marrë në Tetor të vitit kaluar. Navigimi si tek http://kat.cr dhe https: //kat.cr rezulton në një mesazh i cili ju tërheq vëmendjen duke ju thënë që të mos shkoni më tej ( “Deceptive site ahead” në Chrome dhe “Reported Web Forgery!” në Firefox).

Ky problem prek vetëm këto shfletues sepse Google Safe Browsing e ka futur këtë faqe në listën e sajteve të rrezikshme.

Paralajmërimet janë pak të ndryshme në varësi të shfletuesit që ju jeni duke përdorur, por thelbi është i njëjtë. Përdoruesve të Chrome u është thënë se “Sulmuesit në kat.cr mund të ju gënjejnë duke ju mashtruar me diçka të rrezikshme si instalimi i një softueri apo duke ju marrë të dhënat tuaja personale (si për shembull, fjalëkalimet, numrat e telefonit, apo të dhënat e kartave të kreditit).”

Pëdoruesve të Firefox u është thënë se, “Kjo ueb faqe kat.cr është raportuar si një ueb fals dhe është bllokuar bazuar në preferencat tuaja sa i përket sigurisë.”

Përdoruesit e Chrome mund të anashkalojn këtë mesazh duke klikuar tek Details dhe më pas “visit this unsafe site,” ndërkohë që përdoruesit e Firefox mund të klikojn “Ignore this warning.” Mund ta bëni këtë nëse besoni se ajo çfarë thotë KAT.cr në lidhje me sigurinë është rregulluar.

Por mos u frikësoni. Përdoruesit ndonjëherë postojn përmbajtje dashakeqëse në faqet e internetit që janë normalisht të sigurta. Safe Browsing do të përditësoj statusin e sigurisë në momentin që webmasteri ka pastruar përmbajtjen e keqe që mund të ketë qenë në sajt.

Ky problem zakonisht ndodh kur një rrjet reklamash është komprometuar dhe fillon duke shërbyer reklama me qëllim të keq. Për shkak se faqet shpesh përdorin rrjete të shumta reklamuese, disa rajone të caktuara, pra jo të gjithë, preken gjithmonë.