Facebook mund të shohë link-et që shpërndahen privatisht në platformën e saj (dhe nuk është një bug)
Inbox-i i Facebook-ut tuaj mund t’ju duket si një vend më privat krahasuar me news feed-in apo kohështrirjen tuaj, por siç ndodh në përgjithësi në internet, asgjë nuk është 100% private.
Kërkuesi i sigurisë Inti De Ceukelaire shkroi këtë javë një blog të detajuar tek Medium se si ai mundi të shihte link-et private të cilat shpërndahen midis përdoruesve duke përdorur mjetin e Facebook të quajtur “crawler“. Crawler përdoret për të marrë të dhënat e një URL-je për t’i shfaqur ato ashtu siç ju i shihni ato normalisht në Facebook: me titullin, përshkrimin dhe imazhin shoqërues.
Përgjatë testimeve të De Ceukelaire, ai kishte mundësinë të kapte një numër të një objekti të cilin Facebook e cakton në një link çdo herë që shpërndahet, dhe nxjerr në pah të gjithë URL-në që përfaqëson. Këtu futen të gjith link-et, që nga videot dhe postimet e lajmeve e deri tek fotot, dokumentet private të Google, dhe mjedise të reja akoma në testim. Por megjithatë, nuk tregon se kush e dërgon link-un.
Kur ai kontaktoi Facebook prë këtë çështje, kompania u përgjigj duke treguar se kështu funksionon crawler dhe se i gjithë procesi është i qëllimshëm.
De Ceukelaire është i regjistruar si një zhvillues dhe në rast se ai e keqpërdor këtë mjet, Facebook do ta ketë mjaft të lehtë për ta kapur dhe ndaluar atë. Por përsëri, është një analizë mjaft interesante kjo e mënyrës se si Facebook i trajton URL-të kur ato shpërndahen. Në njërën anë, shpesh i ndalon link-et të cilat janë spam dhe i parandalon domain-et e dyshimtë të shpërndahen rreht e rrotull, por duke e ditur se mund të gjurmojë se çfarë dërgojmë ne, përsëri mbetet diçka për t’u menduar dy herë.
Nëse nuk doni që link-et e projekteve apo fotove tuaja personale të shihen qëllimisht nga një zhvillues kurioz, kërkimi i De Ceukelaire është një tjetër shembull i asaj thënies së famshme: mos shpërndani gjëra shumë private në rrjetet sociale.