Google Search tani shfaq tekstet e këngëve
Tani do ta keni më të lehtë të kërkoni në Google search për tekstet e këngëve, pasi tani Google (njësoj siç bëri Bing në Tetor) do të shtojë tekstet e këngëve në rezultatet e kërkimit. Kështu që nuk do t’ju duhet të klikoni ndonjë faqe të dytë për ti lexuar këto tekste.
Për këtë karakteristikë, Google është partnerizuar me LyricFinder, ku kjo e fundit i ka dhënë të drejtën Google Search për të shfaqur tekstet e këngëve më të famshme në rezultatet e kërkimit.
Të hënën LyricFinder deklaroi se tekstet e këngëve nga më shumë se 4,000 publikues do të shtohen në rezultatet e kërkimit të Google si dhe në Google Play Music.
Kushtet e kontratës nuk janë bërë publike, por shefi ekzekutiv i LyricFinder Darryl Ballantyne tha për Bloomerang se marrëveshja do t’i sjellë shkruesve të këngëve dhe publikuesve “miliona” dollarë si të ardhura të reja.
“Gjithçka bazohet tek përdorimi. Të ardhurat do të paguhen në bazë të numrit të herëve që është parë teksti. Sa më shumë të shihet, aq më shumë do të paguhen publikuesit,” tha Ballantyne.
Kjo karakteristikë e re momentalisht funksionon vetëm në Shtetet e Bashkuara, por sipas Bloomberg LyricFind ka licencë për ti shfaqur tekstet e këngëve globalisht.
LyricFind, një kompani me bazë në Toronto, licenson tekstet e këngëve nga “të gjthë publikuesit e mëdhenj”, duke përfshirë Universal Music Publishing Group, Sony/ATV, Warner/Chappell Music Publishing dhe Kobalt.