Çfare funksionesh kryejnë tastet nga F1 deri tek F12?

Njohur zakonisht si “tastet funksion”, F1 deri tek F12 mund të kenë një varg përdorimesh të ndryshme. Në varësi të sistemit operativ të instaluar dhe programit të hapur aktualisht do ndryshojë veprimi i secilit prej tasteve. Një program është në gjendje jo vetëm të përdorë secilin nga tastet e funksionit por edhe t’i kombinojë ato me tastet e tjera si ALT ose CTRL, psh: përdoruesit e Microsoft Windows mund të shtypin ALT + F4 për të mbyllur programin që është aktualisht i hapur.

Poshtë keni një listë të shkurtër të funksioneve të zakonshme që kryejnë këto taste:

F1

  • Gjithmonë është përdorur si tasti i ndihmës (HELP), gati çdo program shfaq tabelën ndihmuese kur shtypet ky tast.
  • Hyni në setup-in e “CMOS”
  • Tasti Windows + F1 do hapë qendrën e mbështetjes dhe ndihmës në Microsoft Windows .

F2

  • Në Windows zakonisht përdoret për të riemëruar ikonën ose skedarin e selektuar.
  • Ctrl + F2 shfaq dritaren “print preview” në Microsoft Word.
  • Hyni në “setup”-in e “CMOS.”

F3

  • Zakonisht hap motorin e kërkimit për shumë programe përfshirë këtu edhe Microsoft Windows.
  • Në “MS-DOS” ose në “cmd”-në e Windows, F3 do përsërisë komandën e fundit.
  • Shift + F3 ndryshon tekstin në Microsoft Word nga shkronja të mëdha në të vogla dhe bën që çdo fjali në fillim të vazhdojë me shkronjë të madhe.

F4

  • Hap dritaren “Find.”
  • Alt + F4 do mbyllë programin që është për momentin aktiv
  • Ctrl + F4 do mbyllë dritaren e hapur në dritaren aktuale aktive në Microsoft Windows.

F5

  • Në gjithë shfletuesit e sotëm të internetit duke shtypur F5 do rifreskojë ose ringarkojë (refresh ose reload) faqen e hapur.
  • Hap “Find and Replace” (gjej dhe zëvendëso) në Microsoft Word.
  • Fillon një “slideshow” në PowerPoint.

F6

  • Ju dergon tek “Address bar” në Internet Explorer, Google Chrome dhe Mozilla Firefox.

F7

  • Zakonisht përdoret për të kontrolluar shqiptimin dhe gramatikën e një dokumenti në programet e Microsoft si Microsoft Word, Outlook, etj.
  • Shift + F7 hap dritaren “Thesaurus” në Word për të bërë një kërkim rreth fjalës së selektuar.

F8

  • Zakonisht të jep mundësi të futesh në “Safe Mode” kur ndizet PC-ja.

F9

  • I bën “update” fushës së selektuar kur je duke punuar në MS Word.

F10

  • Në Microsoft Windows aktivizon menu bar-in në një aplikacion të hapur.
  • Shift + F10 është njësoj sikur të klikosh me të djathtën e mouse-it në një ikonë të selektuar, dosje, link interneti, etj.
  • Hyni në setup-in e “CMOS.”

F11

  • Aktivizon pamjen “full-screen” në shfletuesit e sotëm.

F12

  • Hap dritaren “Save as” në Microsoft Word.
  • Shift + F12 ruan dokumentin në Microsoft Word.
  • Ctrl + Shift + F12 printon një dokument në Microsoft Word.

  • 261 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.