Ndërfaqja e re e YouTube po vërdalloset nëpër disa pajisje Android
Mesa duket, dizajni i YouTube do riorganizohet përsëri. Në formatin e navigimit këtë herë. Ky lajm vjen pas disa javësh pasi u raportua që dizajni i YouTube do të marrë një dizajn të ri tek komentet dhe videot (gjë të cilën shumë njerëz, duke më përfshirë dhe mua, nuk e kanë).
Në rast se pas këtyre screenshot-ëve dhe këtij artikulli, ende nuk e keni vënë re ndryshimin, dizajni i ri zhvendos shiritin e navigacionit nga pjesa e sipërme e aplikacionit në atë poshtë. Shtojmë se shiriti ndryshohet nga pasja e një indikatori të kuq në sfond, tani me një pjesë të bardhë në sfond dhe indikator të kuq. Gjithsesi, renditja e butonave nuk është ndryshuar. Përdoruesit në këtë tab nuk do ta fitojnë butonin “të shpërndarat” nëse nuk e kanë pasur më parë por, ndryshimi në seksionin e komenteve, duket të jetë rrënjësor.
Nuk ka dyshime që qaramanët do të ankohen se ky ndryshim nuk u pëlqen sepse duket sikur vjen nga aplikacioni i iOS por unë personalisht e mirëpres. Të pasurit poshtë të shiritit, nuk do ta bëjë aplikacionin më të bukur por është e sigurt si dreqi që do ta bëjë aplikacionin më funksional. Nuk është kjo ajo për ç’ka shërben një aplikacion?!