Gjyshja Britanike kërkon në Google “me mirësjellje”

Mirësjellja nuk është shumë e përhapur në internet, por kjo gjyshe Britanike ka shumë për ta na mësuar.

Bëhet fjalë për gjyshen May, e cila shkruan “të lutem” dhe “faleminderit” pas çdo kërkimi që ajo bën në Google.

Nipi i saj, John, rastësisht pa laptopin e gjyshes së tij 85-vjeçare ku kjo e fundit kishte vizituar faqen e Google dhe po shkruante “ju lutem përktheni këto numra romakë mcmxcviii faleminderit”. Sigurisht që në të tilla raste, më e pakta që mund të bësh, është që të nxjerrësh direkt kamerën dhe të shkrepësh një foto.

Më pas nipi i saj John e ka postuar këtë foto në Twitter, dhe pastaj lajmi mori dhenë.

Gjyshja May e trajton Google me gjithë respektin e mundshëm, pasi një kërkim në të na zgjidh shumë gjëra. Por me që ra fjala, po ju kur e keni falenderuar Google për herë të fundit?

Epo më mirë falenderojeni tani, sa nuk është vonë.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.