Të fiksuarit pas Tipografisë do ta dashurojnë ndryshimin rrënjësor të Google Fonts
Për vite me radhë, Google ka ofruar një depo plot me komplete gërmash të shkëlqyer për përdorimin e tyre në faqe interneti, aplikacione si Docs dhe për mjetet e desktop-it tuaj. Tani, sajti është riorganizuar totalisht me një ndërfaqe të bukur e cila e bën më të lehtë gjetjen e llojit të shkrimit të duhur për projektin tuaj të radhës të dizajnit.
Tani Google Fonts ka një ndërfaqe komplet të re e cila i shfaq parashikimet e font-eve në një rrjet koordinativ dinamik e cila i ndryshon përmasat sipas preferencave tuaja. Ju mund të kontrolloni çdo stil për secilin font, ndryshoni tekstin e parashkruar dhe të krahasoni opsionet krahpërkrah. Një sidebar i gatshëm do t’ju mundësojë ju filtrimin e më shumë se 800 font-eve sipas kategorisë, gjuhës dhe parametrave si trashësia, pjerrtësia dhe gjerësia.
Nëse keni dëshirë të frymëzoheni, ju mund të vizitoni seksionin “Featured” për të parë disa font-e të bukur të kuruar në koleksione. Dhe si zakonisht, ju mund t’i shkarkoni këto font-e në desktop-in tuaj, ose të merrni kodin e tyre dhe ti fusni ato në faqen tuaj.