Gjithçka që Apple prezantoi në WWDC 2016
Sot siç ju njoftuam në postimin e mëparshëm u mbajt konferenca e Apple “WWDC 2016” (Konferenca Mbarëbotërore e Zhvilluesve), dhe të gjitha zhvillimet më të rëndësishme i kemi përmbledhur në këtë postim.
Për ta nisur konferencën, shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook mbajti një minutë heshtje për viktimat e të shtënave në klubin e natës në Orlando mbrëmjen e së Dielës.
Dhe ja ku fillojmë:
watch OS
Apple Watch është mbështetja më e fundit në harduer e kompanisë, kështu që nuk është e habitshme se përse ajo e nisi këtë konferencë me këtë platformë. Në përditësimin e ardhshëm të watchOS 3, aplikacionet do të ngarkohen shtatë herë më shpejtë dhe do të ketë një qendër kontrolli si në iOS.
Ka gjithashtu edhe një buton për kthimin e shpejtë të përgjigjes me përgjigje të shkruara më parë, si dhe “Scribble”, një aplikacion i cili mbështet shkrimin e dorës. Funksiono madje edhe në kinezishte.
Në rast emergjencash, ka një gjendje SOS e cila ju lejon të mbani shtypur butonin anash për të telefonuar 911. Nëse je në një qytet ndërkombëtar, duke mbajtur shtypur SOS do të telefonojë numrin emergjencës lokale (p.sh. 999 në Hong Kong).
Ka gjithashtu edhe disa apliakcione shëndeti, si ai i meditimit të frymëmarrjes dhe një gjendje rë adaptueshme për karriget me rrota për të promovuar ushtrime fizike për përdoruesit me aftësi të kufizuara.
Oh, edhe Minnie Mouse është tani e disponueshme si një ikonë fytyrë krah Mickey-t nag viti i kaluar. Inovacion për të gjithë!
Përditësimi do të vijë falas për publikun e gjerë këtë vjeshtë.
tvOS
“E ardhmja e televizionit janë aplikacionet” kjo ishte ajo çka tha Eddy Cue, Zëvendës Presidenti i Shërbimeve dhe Softuerit në Internet për tvOS të Apple në konferencën e WWDC vitin e shkuar, kur i prezantua zhvillimi i pajisjes nga palët e treta. Që atëherë, platforma e ka rritur numrin e kanaleve nga 80 deri në 1300.
Me përditësimin e këtij viti, do të vijë një aplikacion telekomandë në rast se e keni humbur telekomandën fizike ose keni nevojë për më shumë telekomanda për lojëra me shumë lojtarë.
Nëse e urreni të sinkronizoni llogarinë tuaj të kabllorit për të pasur akses në live TV apo video on demand në Apple TV, tvOS e re ka thjeshtë një gjendje “sign in” e cila ju lejon ju të futeni një herë për të pasur akses në të gjitha kanalet që ofron kabllori juaj.
OS X = macOS, plus iOS 10 dhe Siri
Zëvendës presidenti i inxhinierisë softuerike tek Apple Craig Federighi e filloi bisedën me OS x duke ia ndryshuar emrin në diçka të thjeshtë: macOS.
Versioni më i fundit i sistemit të operimit do të quhet Sierra, me fokus në vazhdimësi. Për shembull, nëse po përdorni një Apple Watch të ndërlidhur, ju mund ta zhbllokoni laptop-in tuaj thjeshtë duke pasur orën pranë. Është një karakteristikë mjaft e dobishme… nëse ju keni të gjitha pajisjet e Apple.
Ka edhe një “clipboard” universal i cili ju lejon ju të kopjoni tekstin në iPhone dhe ta fusni në Macbook, dhe një drive të iCloud për të reduktuar numrin e skedarëve të vjetër për të krijuar hapësirë për dokumentet lokale.
OS X Sierra sjell gjithashtu Apple Pay për desktop, me një karakteristikë të re pagesash e cila ju lejon ju të kryeni blerje nëpërmjet Apple Watch apo iPhone në vazhdimësi. Përsëri, diçka e mirë kjo për të gjithë ata të cilët i kanë të gjitha pajisjet e Apple.
Disa përditësime më organizative sjellin kartelat për të gjitha aplikacionet, kapacitetin imazh-mbi-imazh, dhe sigurisht, Sirin në desktop. Ajo do të jetë e disponueshme direkt nga Mac-u juaj.
Për iOS 10, Federighi kalon direkt tek demo-ja, me një “lockscreen” të ri icili ka një funksion të quajtur “ngrije për ta zgjuar”, pak a shumë si njoftimet në ekranin aktiv të Moto X. Në iOS 10, ju mund të prekni një njoftim në 3D për t’i kthyer përgjigje mesazheve apo aplikacioneve direkt nga lockscreen. Tërhiqeni atë në të djathë dhe menjëherë do të aksesoni kamerën.
Për t’iu rikthyer përditësimeve, Federighi tha se Siri do të jetë e hapur për zhvilluesit, çka do t’ju lejojë ju te inkorporoni atë në aplikacionet tuaja.
➤ Lista e pajisjeve që iOS 10 do të mbështesë
➤iOS 10 do ju lejojë të ç’instaloni aplikacionet e Apple
Photos, Maps, Music, News, Home, Phone
Për fotot, ju do të jeni në gjendje të shihni një pamje harte të vendeve ku i keni shkrepur fotot, si në stilin e Instagram-it, dhe Apple do të inkorporojë njohjen e fytyrës për të diktuar se kish është në imazhet tuaja, si Google Photos. Gjithashtu do të fillojë të krijojë video me fotot që keni shkrepur në një periudhë kohore specifike, nëse ju pëlqejnë këto gjëra.
Me aplikacionin e hartave, ka disa rekomandime për shkurtesat për ju në mënyrë që të gjeni atë çka po kërkoni tek hartat, si për shembull llojet e kuzhinave në gjendjen kërkimore të restoranteve. Ju gjithashtu do të mund të kërkoni për ndalesa pranë jush si për shembull karburante apo restorante dhe do të shihni se sa kohë do t’ju duhet për të arritur atje.
Edhe Maps do të jetë e hapur për zhvilluesit gjithashtu. Për shembull, tani ju mund të bëni rezervimin e darkës suajnë hartë direkt nga një aplikacion i palës së tretë si OpenTable.
Sa për Music, Eddy Cue tha se do të ridizenjohet nga themelet me foto më të mëdha, dhe kartela më të mira për të gjetur muzikën të cilën e keni shtuar së fundmi apo muzikën të cilën e keni shkarkuar së fundmi. Do të ketë edhe një kartelë për tekstin dhe një luajlistë të kuruar çdo ditë gjithashtu, si tek Spotify.
Edhe për News do të ketë një ridizenjim gjithashtu, i cili do të ketë të njëjtën pamje si Music me font-in gjigant i cili ndërpret seksionin. Tani mund të abonoheni tek gazetat apo revistat nga aplikacioni News gjithashtu.
HomeKit do të ketë edhe një aplikacion Home të ri gjithashtu kështu që ju mund ti kontrolloni pajisjet tuaja nëpërmjet internetit. Ju do të mund t’i thoni mirëmëngjes edhe Siri-t kështu që ajo mund ta bëjë shtëpinë gati për ju. Nëse dikush i bie ziles së derës suaj, ju mund të merrni një njoftim, shihni një video live të derës suaj, dhe ta hapni atë direkt e nga homescreen-i juaj.
Dhe shikojeni pak këtë: Nëse ju jeni ai lloj personi i cili e përdor smartphone-in e tij edhe për të bërë telefonata, tani mund të keni transkriptime të sekretarisë telefonike! Aplikacionet e palës së tretë gjithashtu do të mund t’ju ndihmojnë të identifikoni numrat spam. VoIP tani mund të integrohet edhe në lockscreen gjithashtu.
iMessage do të kenë një përditësim interesant me bojën e padukshme e cila i lejon përdoruesit për ta ç’turbulluar në foto apo tekst. Ka edhe stilime tekstesh të reja të cilat ju lejojnë të shtoni animacione gjithashtu, si “smash”, “gentle”, ose “loud”.
Emoji do të ketë zmadhim të përmasave gjithashtu. tre herë më të mëdha në fakt, dhe iMessage do t’ju rekomandojë të përdorni emoji në vend të fjalëve. Çfarë kohe, ë?
Siç mund ta prisnit, edhe Messages do të jenë të hapur për zhvilluesit.
Parapremiera e iOS 10 për zhvilluesit do të jetë i disponueshëm që sot, ndërsa beta publik do të jetë i disponueshëm në Korrik. Për publikun e gjerë, iOS 10 do të vijë në Shtator.
Swift Playground
Sigurisht që WWDC nuk mund të mbyllej pa u përmendur Swift, apo jo? Apple Prezantoi Swift Playground, një aplikacion të ri për iPad i cili do t’i ndihmojë fëmijët se të kodojnë në Swift direkt nga iPad-i i tyre. Aplikacioni në formë loje ju lejon ju të mësoni principe të ndryshme, si lakimi dhe si të fikin e ndezin karakteristikat specifike (si graviteti apo xhiroskopi).
Cook mendon se do ta bëjë mësimin më të aksesueshëm për miliona vetë rreth botës, por sigurisht, vetëm nëse ju mund ta përballoni çmimin e një iPad-i.
Swift do të vijë për zhvilluesit sot, dhe të vijë me beta-n publik dhe për publikun e gjerë në të njëjtën kohështrirje si iOS 10. Aplikacioni do të jetë falas.

- 262 Posts
- 0 Comments