Google sapo ka kombinuar Chrome, YouTube dhe Search në një app të vetëm

Ndërkohë që Google+ po vdes ngadalë, Google ka punuar me mënyra të tjera për të ndihmuar përdoruesit që të ndajnë përmbajtje të ndryshme online. Përpjekja e fundit e tij është një aplikacion i veçantë për diskutime në grup të quajtur Spaces.

Është një koncept mjaftë interesant: Google Search, YouTube dhe Chrome janë të ndërtuar në Spaces kështu që nuk do të keni pse ndërroni aplikacionet sa herë që doni të ndani diçka me miqtë tuaj.

Spaces

Më pas postimet dhe videot e ndara janë koleksionuar në “space”. Nga këtu ju mund të hapni një bisedë e cila ju lejon të bisedoni për përmbajtjet me miqtë tuaj pa dalë fare nga aplikacioni.

Google parasheh aplikaicionin të përdoret për gjëra si klubet e librtit, diskutimet e shfaqjeve televizivem ose për të planifikuar udhëtime në fundjavë. Ngjason pak a shumë me Pinterest, por ka si qëllim biseda dhe aktivitete në grup.

02_retrieval_search

Ju mund të krijoni hapësira për çdo temë dhe të ftoni miqtë tuaj nga çdo platformë mesazhesh, si dhe e-mail apo rrjete sociale. Ka edh enjë karakteristikë të kërkimit të ndërtuar në të, kështu që mund t’i gjeni lehtësisht postimet e vjetra.

Aplikacioni është shpalosur sot për pajisjet Android, iOS, desktop dhe mobile Web për “të gjitha llogaritë Gmail”.

  • 261 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.