Google do të heqë përfundimisht Flash-in nga Chrome këtë vjeshtë
Një propozim i ri nga Google tregon se kompania po planifikon të zëvendësojë përfundimisht Flash-in me HTML5 në shfletuesin e saj Chrome sapo të jetë e mundur.
Ideja është, në tremujorshin e fundit të 2016-ës, shfletuesi do të shfaqë vetëm përmbajtje në HTML5 për videot dhe pjesët e tjera interaktive kur të jetë e mundur, dhe do ta përdorë Flash-in si një opsion të dytë, dhe në këto raste do të pyesë përdoruesit nëse ata janë dakord që të përdoret Flash.
Në propozim shkruhet se përmbajtjet Flash do të paraqiten vetë për këto 10 sajte botërore të cilat e përdorin këtë shtojcë: YouTube, Facebook, Yahoo, VKontakte, Live, Yandex, OK.ru, Twitch, Amazon dhe Mail.ru. Kjo listë e bardhë do të shuhet pas një viti.
Veç kësaj, ndërmarrjet do të marrin kontrollin për të lejuar apo çaktivizuar Flash-in përgjatë gjithë kompjuterave në rrjetet e tyre.
Sigurisht, ky është vetëm një propozim dhe nuk është implementuar ende, kështu që na duhet presim dhe të shohim nëse Google do të vazhdojë me planet e saj për t’i dhënë fund Flash-it, por është e qartë se kompania ka mbaruar punë me këtë shtojcë plot gabime dhe që i rrezikon përdoruesit.
Në Shkurt, kompania tha se do të ndalonte së pranuari reklama në Flash duke filluar që në datën 30 Qershor. Janarin e shkuar, YouTube (i cili është në pronësi të Google) filloi të shfaqë video në një luajtës në HTML5 në vend të Flash.
Google nuk është vetëm: Adobe filloi ta distancojë veten nga teknologjia e saj rrethuese në fund të vitit të shkuar kur njoftoi se software-i i i krijimit të përmbajtjeve në Flash do të riemërohej në “Animate” dhe do të lejonte eksportimin e materialeve interaktive në HTML5.