CyanogenMod shton mbështetje zyrtare për LG G3 S, G3 Beat, G2 Mini, dhe Optimus L70
Ekipi i CyanogenMod vazhdon të zgjerojë listën e saj të pajisjeve që mbështet zyrtarisht, dhe tani seksionit të LG-së i janë shtuar dhe katër të tjerë. Dje serverat CM filluan të paraqisnin ndërtimet “nightly” për smartfonët LG G3 S, LG G3 Beat, LG G2 Mini, dhe LG Optimus L70. Të gjithë këa janë CyanogenMod 13 (Android 6.0), dhe janë të gjithë në dispozicion për shkarkim që nga ky moment.
G3 S është i koduar me emrin “jag3gds” në faqen e shkarkimit të CyanogenMod. Nëse nuk ju kujtohet, G3 S ishte një version i vogël, i lirë i flagship-it G3 prezantuar në fund të vitit 2014. G3 Beat është një emër alternativ për të njëjtën pajisje por që shitet në territore të ndryshme dhe është i koduar “jagnm.” G2 Mini është pak a shumë e njëjta ide e aplikuar dhe tek flagship-ët e vitit të kaluar, i cili vjen me emrin e koduar “g2m.” Optimus L70 (një nga pajisjet e pakta të mbetura nën këtë brand) është një telefon me kosto të ulët dhe mund ta gjeni me emrin e koduar “W5”.
Si gjithmonë, përgatituni për jo qëndrueshmëri dhe bug-e kur flash-oni një ndërtim nightly. Do të ju duhet versioni i fundit i paketës Gapps ZIP nëse doni qasje në Play Store dhe shërbime të tjera të Google.