Google do të mbyllë Picasa-n këtë pranverë
Google njoftoi herët të Premten në një postim në blogun e tij se do të ndalojë së mbështeturi shërbimin e tij të ruajtjeve të fotove Picasa këtë pranverë. Duke filluar që nga Marsi, kompania do të mbyllë aplikacionin e saj për Desktop Picasa, dhe në Maj, albumet në internet në Picasa nuk do mund të editohen.
Dhe sigurisht që Google po sugjeron një alternativë tjetër në vend të Picasa-s, aplikacionin Google Photos, dhe thotë se nëse njerëzit kanë një llogari në Picasa, “mënyra më e lehtë për të vazhduar të aksesojnë. modifikojnë e shpërndajnë shumicën e përmbajtjeve është të futen në Google Photos dhe të gjitha fotot e videot do të jenë atje.” Por për njerëzit të cilët nuk duan të përdorin Google Photos, albumet e Picasa-s do të vazhdojnë të jenë në internet, dhe janë të mundshme për shkarkim ose fshirje.
Google e bleu Picasa-n në vitin 2004 për një çmim të padeklaruar, si një përpjekje për të konkurruar për vëmendjen e përdoruesve nga faqe të tjera të njohura të asokohe, siç ishin Yahoo dhe website-i i Microsoft-it MSN. Në vitin e ardhshëm, Zahoo bleu Flickr, i cili vazhdon të ekzistojë, megjithëse Yahoo-së i është dashur të punojë shumë fort për të mbajtur Flickr të përditësuar me konkurrencën vitet e fundit.