Ja 3 truke të dobishme në Chrome duke përdorur Ctrl
Tasti Control në tastierën e kompjuterit tuaj është pjesë e disa shkurtesave të dobishme. Le të shohim se si ky tast mund të përmirësojë punën tuaj në Chrome.
1. Selektoni shumë tab-e duke mbajtur shtypur tastin Ctrl + klikoni me të majtën e mousit në secilin nga tab-et. Gjithashtu kjo mënyrë funksionon edhe duke mbajtur të shtypur butonin Shift. Më pas ju mund t’i tërhiqni dhe t’i kaloni ato në një dritare të re në Chrome. Mos e lëshoni tastin Ctrl derisa t’i lëvizni tab-et.
2. Ju e dini besoj se mund të përdoni shkurtesën Ctrl + D për t’i bërë bookmark një faqe interneti, apo jo? Po këtë tjetrën? Që ju mund të përdorni Ctrl + Shift + D për t’u bërë bookmark të gjitha tab-eve të hapura në të njëjtën kohë. Një alternativë tjetër është duke klikuar me të djathtën e mousit në një tab çdo, dhe zgjidhni Bookmark All Tabs nga contekst menuja. Të dy këto veprime vënë faqet aktuale të hapura, në dosje të veçanta në folderin tuaj Bookmark.
3. Shtypni në të njëjtën kohë Ctrl + Shift + Del për të sjellë dritaren dialoguese “Clear browsing data” (sq. fshij të dhënat e shfletimit) që shihni në screenshot-in më sipër. Kjo shkurtesë ju kursen disa hapa si: hapjen historisë së shfletuesit nëpërmjet menusë Chrome ose Ctrl + Y dhe pastaj duke klikuar në butonin Clear browsing data.
Shënim: Nëse po përdoni Chrome në Mac, përdoni tastin Command në vend të Ctrl për të gjitha këto shkurtesa.