WhatsApp sjell aplikacionet e reja për Windows dhe Mac
WhatsApp ka sjellë shërbimin e tij të njohur të mesazheve në desktop me anë të aplikacionit të ri të lëshuar ditën e Martë për Mac dhe Windows.
Aplikacioni është shumë i thjeshtë dhe ka si qëllim t’ju vijë në ndihmë njerëzve që duan të bisedojn me miqtë në WhatsApp pa pasur nevojë të përdorin telefonat e tyre. Kjo lëvizje i vjen në ndihmë WhatsApp të konkurrojë më mirë me shërbimet e tjera të mesazheve si Line, WeChat dhe Telegram, të cilat tashmë kanë aplikacione për desktop në dispozicion.
Për të vënë në punë aplikacionin, përdoruesit duhet të skanojn kodin QR brenda aplikacionit WhatsApp në Android apo iPhone, të cilët më pas do ju lejojnë të futeni brenda aplikacionit dhe t’a përdorni atë. Ajo çfarë është interesante në lidhje me këtë lançim është se përdoruesit e WhatsApp mund të aksesonin shërbimin dhe më parë në një kompjuter duke përdor një shfletues.
Aplikacionet e mesazheve janë bërë shumë popullore gjatë viteve të fundit, dhe një ndër faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë popullaritet ka qenë zgjerimi i pajisjeve mobile. WhatsApp u ble nga Facebook në vitin 2014 për 22 miliardë $ dhe është një nga udhëheqësit në këtë treg.