Tani mund të dërgoni emoji të zmadhuara në Facebook Messenger

E keni parasysh kur dërgoni një “like” të madhe në Facebook Messenger duke mbajtur shtypur butonin ndërkohë që ikona zmadhohet? (Nëse jo, bëhet duke mbajtur shtypur ikonën e “like” deri sa zmadhohet aq sa keni dëshirë ju.)

Facebook sapo ka njoftuar se tani mund të bëni të njëjtën gjë me emojit e tjerë në Messenger, duke i mbajtur ato shtypur për ti zmadhuar aq sa keni dëshirë, dhe lëshojeni për ta dërguar.

Një tjetër karakteristikë interesante në përditësimin e Facebook Messenger (të cilën Facebook nuk bëhet fjalë ta shënojë në changelog gjithashtu) është edhe planifikimi i eventeve. P.Sh: Nëse ju i dërgoni një mesazh (në anglisht, kuptohet) ndonjë mikut tuaj me tekst “Takohemi nesër në orën 5”, vetëm 30 minuta para takimit Messenger do t’ju dërgojë të dyve një mesazh për t’ju kujtuar.

13680429_994161050702602_8001384241918793979_o

Fantastike, ë?

Këto karakteristika për momentin janë të disponueshme vetëm për përdoruesit e Messenger në platformën iOS, por do të vijë shumë shpejt edhe për përdoruesit e Android dhe në messenger.com.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.