Apple lëshon iOS 9.3.5 me “një përditësim të rëndësishëm për sigurinë”

Vetëm disa javë pas lëshimit të iOS 9.3.4 për të rregulluar një gabim në lidhje me jailbreak, Apple ka lëshuar iOS 9.3.5 për të gjitha iPajisjet të cilat funksionojnë me iOS 9. Përditësimi siguron një “përditësim të rëndësishëm në lidhje me sigurinë” dhe vjen vetëm disa javë para lëshimit të pritur të iOS 10, i cili është ende në testim nga zhvilluesit dhe publiku.

Tek shënimet e përditësimit Apple thotë se janë rregulluar dy gabime, dy në kernel-in e iOS dhe një në WebKit. Gabimet u zbuluan nga Citizen Lab dhe Lookout, të cilët i shpjeguan ato më tej edhe në një postim në blogun e tyre. Lookup i quan bashkërisht dobësitë e tipit zero-day “Trident”, dhe thotë se ato mund të lejojnë aksesimin e të dhënave personale të viktimës pasi të ketë hapur një link që ka marrë me mesazh. Trident e infekton celularin e një përdoruesi “në mënyrë të padukshme dhe pa zhurmë, kështu që viktima nuk do të arrijë dot ta kuptojë se çfarë po ndodh.”

Përditësimi është i disponueshëm për çdo iPajisje që punon me iOS 9, duke filluar nga: iPhone 4S e sipër, iPad 2 e sipër, të gjithë iPad mini-t dhe Pro-të, dhe iPod-et e gjeneratës së pestë dhe të gjashtë.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.