fbpx

Google më në fund vret Captcha

Captcha është irrituese por një e keqe e domsdoshme. Sistemi që përdorte për të verifikur nëse një përdorues është apo nuk është njeri ka qenë rrotull për një kohë të gjatë dhe i duhej të zhvillohej, kjo sepse kompjuterat po përmirësoheshin dita ditës sa i përket leximit të teksteve. Me risinë e fundit, Google shprehet se ju nuk do keni më nevojë të shkruani asgjë.

Cpatcha-t e Padukshme janë zhvillimi më i fundit. Google bleu reCaptcha në 2009. E përditësoi sistemin në 2013-ën duke sjellë “I’m not a robot” e cila ofron një kuti në të cilën ju duhet të vendosni shenjën mirë në mënyrë që të vërtetoni se nuk jeni robot. Nëse klikimi i kësaj kutie duket dyshues, një test edhe më i zhvilluar do ofrohet. Por Captcha e Padukshme është e aftë të kuptoj që një përdorues nuk është një bot thjesht duke analizuar sjelljen e shfletuesve të tyre.

Kur gjiganti i kërkimit fillimisht bleu reCAPTCHA në të vërtetë kishte si qëllim integrimin e saj në projektin e tyre gjigant të skanimit të librit. Teknologjia ishte shumë e mirë për digjitalizimin e librave që ishin të palexueshëm për sistemin e transkriptimit të Google. Por nuk është akoma e qartë se çfarë fiton Google duke vazhduar me përmirësimin e këtij softueri.