fbpx

Windows sjell reklamat tek File Explorer, Ja si t’i fikni ato

Në këtë moment, është e sigurtë të themi se shumica e kopjeve të Windows 10 janë të ligjshme, që do të thotë se Microsoft ka përfituar mjaftueshëm të ardhura prej saj. Për fat të keq, duket se kompania është e etur dhe për më shumë, dhe do të injektoj reklama nëpërmjet File Explorer.

Sipas gjbiteam.com, reklamat (duke filluar me promovimin e shërbimit OneDrive të Microsoft) po lehtësojn rrugën e tyre në përditësimin e ardhshëm të quajtur Creators Update, të cilët disa njerëz aktualisht po e testojnë atë në fazën beta. Ka edhe njoftime të ngjashme që me lëshimin e Anniversary Update edhe pse askush nuk i ka kërkuar, por gjithësesi ja ku jemi.

Mund të duken thjesht njoftime të vogla, por kështu fillon njerëz. Microsoft ka shumë produkte të tjera që mund të kenë nevojë për promovim, duke përfshirë abonimin Office 365 dhe kreditet në Skype dhe kush e di nëse kompania gradualisht do të dëshirojë të zgjerojë shërbimin e tyre të reklamave duke pranuar ato edhe nga bizneset e tjera?

Fatmirësisht, ju mund t’i fikni ato duke ndjekur këto hapa:

Hapni File Explorer dhe klikoni View> Options> Change folder and search options.

Në dialogun e Folder Options që do shfaqet, zgjidhni View tab.

Në kutinë Advanced Settings, lëvizni poshtë dhe hiqni shenjën tick nga opsioni “Show sync provider notifications” dhe zgjdhni OK.

Kjo duhet të zgjidh problemin me reklamat edhe pse për momentin ju mund të mos i shihni ato. Më herët në 2015, Microsoft filloj të rekomandoj aplikacione nga Dyqani i tyre në menunë Start (të cilat dhe këto mund t’i fikni gjithashtu), kështu që mos e konsideroni vetën tuaj të sigurtë nga promocionet akoma.