Google+ mbush pesë vjeç sot
Në një farë mënyre, mos më pyesni se si, eksperimenti zombie i një rrjeti social nga Google ka vijuar rugën e tij deri më sot, dhe ka mbushur plot pesë vjeç. Po, Google+ u lançua më 28 Qershor 2011, në një kohë kur Google mendonte se do ta pengonte rritjen kërcënuese të Facebook dhe do të ngopte ambicien e parezistueshme të saj për të konsumuar të gjithë internetin. Njëlloj si paraardhësi i tij Google Buzz, G+ dështoi t’i bindte njerëzit që ta bënin atë pjesë të jets së tyre të përditshme, edhe pse u përfshi në shumë shërbime online mjaft popullore si Gmail, Youtube, dhe Google search.
Në disa pika të ndryshme, Google+ është futur si platforma kyesore e shpërndarjeve të fotografive nga Google, ose në shërbimin e telefonatave, ose ajo më e keqja, si një portal i detyrueshëm për t’u futur në llogarinë tuaj të YouTube-it. Të gjitha këto përpjekje janë tërhequr apo zhbërë, duke e lënë G+ në “mëshirë” të përdoruesve të cilët interesoheshin për të. Fillimet e Google+ ishin mjaft premtuese, veçanërisht për njerëzit të cilët kërkonin një alternativë tjetër nga Facebook, por ndërfaqja e tij nuk ishte shumë miqësore me përdoruesin, dhe koncepti i rretheve miqësore dukej ca si sociopatike.
Sot, Google+ vazhdon të mbahet gjallë thjeshtë si një gjest besnikërie ndaj përdoruesve dhe komuniteteve aktuale në të, çka përbëjnë një numër të konsiderueshëm. Kurrë nuk do t’i tejkalojë pritshmëritë ambicioze të Google, dhe pas pak kohësh, fati i tij do të vendoset në ndonjë listë “pastrimi pranveror” nga vetë Google. Por të paktën deri më tani, G+ është shëndoshë e mirë!