Instagram tashmë ka 500 milion përdorues mujorë, dhe 300 milion përdorues ditorë
Instagram deklaroi sot dy arritje: 500 milion përdorues mujorë, nga të cilët 300 milion e përdorin atë çdo ditë. Tetëdhjetë përqind e përdoruesve total jetojnë jashtë Shteteve të Bashkuara.
Arritja statistikore e fundit më e madhe e Instagram ishte në Shtator, kur ariti 400 milion përdorues. Kjo do të thotë se ishte në gjendje të shtonte 100 milion përdorues në një periudhë prej vetëm nëntë muajsh, dhe tregon se platforma po rritet shumë shpejt, pavarësisht se u lançua gati gjashtë vite më parë.
Është një tjetër ndihmë për platformat sociale të tjera të Facebook. WhatsApp ka një miliard përdorues mujorë aktiv që prej Shkurtit, Messenger ka 900 milion përdorues aktiv që prej Prillit, ndërkohë që vetë Facebook ka rreth 1,65 miliard përdorues që prej Janarit.
Ndërkohë, Twitter ka ekzistar që prej 2006-ës por ka vetëm 310 milion përdorues, dhe e ka patur të vështirë për të mbajtur vrullin e rritjes së numrit të përdoruesve. Ndërsa mund të presësht shumë që një rrjet social të rritet, ësht e qartë se Facebok ka përdorur një lloj formule magjike.