Instagram bëhet si Snapchat, me etiketa

Instagram vazhdon të ndjekë gjurmët e Snapchat. Pasi ka publikuar Story, një rrëfim social i ditës shumë i ngjashëm me rivalin, tashmë vendos etiketa (stickers) mbi foton apo videon.

E ngjashme me Snapchat Stories, Story-t e Instagram të inaguruara në gusht, janë një mënyrë për të treguar ditën përmes fotove e videove të shkurtra që zhduken 24 orë pas publikimit. Por tashmë kjo pasurohet dhe me një sërë etiketash, që përfshijnë një gamë të gjerë nga emoji tek moti.

Me festat tek dera, Instagram propozon edhe një set të etiketave me këtë temë. Mes pamjeve të disponueshme është dhe plaku i dëborës, pema e Krishtlindjeve etj..