iOS 10 video koncept, integron 3D Touch në Qendrën e Kontrollit
Qendra e Kontrollit është bërë një shtesë tepër e dobishme në iOS që kur u prezantua në fund të vitit 2013, por shumë përdorues mendojnë se nuk ka bërë aq sa duhet. Dizenjuesi Sam Beckett e ndryshon këtë me një koncept të ri për iOS 10 i cili sjell një Qendër Kontrolli të avancuar.
Qendra e Kontrollit e Beckett është gjithçka çfarë ju do të dëshironit të ishte. Përdoruesit mund të rirregullojn dhe ndryshojn opsionet dhe shkurtesat e tij, të përdorin shtypjen 3D Touch për të aksesuar opsionet e shpejta për gjëra të tilla si Wi-Fi, Bluetooth, Night Shift, dhe më tepër.
Këto ndryshime e bëjnë Qendrën e Kontrollit pak a shumë si menunë “Quick Settings” tek Android, vetëm pak më të përshtatshme, si dhe më shumë të dobishme falë 3D Touch. Nuk mendoj se ka ndonjë përdorues iOS i cili nuk do t’i mirëpriste këto ndryshime me krahë hapur në iOS 10.
Fatkeqsisht, Apple duket se nuk ka ndërmend të bëjë Qendrën e Kontrollit të përshtatshme. Janë bërë gati 3 vjet, dhe vështirë se ka ndryshuar gjë.
Do të dëshironit të shihni një Qendër Kontrolli të tillë dhe të përshtatshme në bazë të preferencave tuaja në iOS 10?