fbpx

Messenger tani ju kujton shokët që ju kanë borxh

Sot Facebook Messenger sjell një tjetër karakteristikë të re e cila ju kujton shokët që ju detyrohen para dhe e kundërta.

Messenger mbështet pagesat peer-to-peer që nga viti i kaluar, ku përdoruesit mund të dërgojn para tek miqtë e tyre duke përdorur Messenger. Gjithësesi aplikacioni është përditësuar duke mbajtur kështu një sy hapur për fjalë dhe fraza si psh ‘IOU’ ose “you owe me” ku në këto raste pyet përdoruesit nëse dëshirojn të kryejn ndonjë pagesë.

Për shembull, në screenshot-in më poshtë, tregon një bisedë ku personi tjetër ju kujton se i detyroheni $18, por biseda është kthyer në një buton të klikueshëm në të cilën ju mund të kryeni këtë pagesë. Ky kujtim e bën më të lehtë për përdoruesit të aksesojnë shpejt platfomën e pagesës në vend që ta lançojn vetë atë.

fb-messenger-payments

Sigurisht që akoma nuk është e qartë nëse kjo do e rrisë numrin e përdoruesve që do krejnë pagesa nëpërmjet Messenger apo jo, gjithësesi kjo vlen për tu parë.