Si të rregullojmë problemin e Mbulesës së Ekranit (Screen Overlay) në Android


Në telefonat Android, sidomos ata që kanë kaluar në 6.0.1, shfaqet një pop-up që tregon se ekranit i është shfaqur një mbulesë. Ky problem ndodh me aplikacione që telefoni yt i ka lejuar të shfaqen mbi menunë apo mbi aplikacione të tjerë. Fajtori popullor që bë që ky gabim të ndodhë në shumë përdorues të Android, është Facebook.

Si t’a rregullojmë diçka të tillë?

Gabimi shfaqet sipas mënyrës së përdorimit të aplikacionit edhe madje shfaq dhe probleme me aplikacione që s’kanë lidhje. Nuk keni pse të shqetësoheni. Të rregullohet ky problem kërkon thjesht pak minuta dhe nuk kërkohet shkarkimi i ndonjë softueri të jashtëm.

Le të fillojmë.

Hapi i parë: 

Ju zakonisht shikoni gabimin e mbulesës së ekranit në Android kur përpiqeni të hapni, të kaloni në një aplikacion tjetër apo dhe kur doni t’i jepni një aplikacioni një leje të caktuar që ai aplikacion ka nevojë. Gabimi do duket pak a shumë kështu:

 

pbtmb-1

Unë personalisht ndjehem pak i acaruar thjesht duke e parë. Asgjë s’më acaron më shumë sesa gabimet e softuerit veçanërisht kur nuk di si t’i rregulloj. Nëse po e shikoni tani këtë problem, gjëja e parë që duhet të bëni, është të prekni butonin Open Settings.

Megjithatë, mund t’i hapësh prapëseprapë rregullimet dhe nga çdo vendodhje tjetër në telefonin tënd.

 

Hapi i dyte:

Hapi tjetër ndryshon sipas modelit të telefonit. Ka një rrugë të caktuar për të shkuar tek rregullimet që të duhet të shkosh dhe kjo ndryshon nëse ke një telefon Samsung.

Përderisa ka rrugë të ndryshme, unë do listoj secilën prej tyre. Për telefonat Samsung, shkoni nëpërmjet këtyre menyve sipas kësaj rënditje:

  • Settings
  • Applications
  • Application Manager
  • More
  • Apps than can appear on top

Për pajisje të tjera që nuk janë telefonat Samsung:

  • Settings
  • Apps
  • Configure apps or tap the gear icon
  • Draw over other apps

Ose mund të shkoni përmes:

  • Settings
  • Përdorni shiritin e kërkimit dhe kërkoni për Draw
  • Zgjidhni Draw other apps

S’ka rëndësi se cilin opsion zgjidhni, në fund të secilës prej tyre, keni arritur atje ku donit.

Hapi i tretë:

Këtu hyn pjesa e argëtimit; është koha për të nisur zgjidhjen e problemeve. Duhet të shihni një listë të aplikacioneve që janë të lejuara të pluskojnë apo të kryejnë veprime përmbi aplikacionet e tjera.

Një nga aplikacionet në këtë listë e që ju e keni aktivizuar të pluskojë, është arsyeja që shfaqet gabimi i Mbulesës së Ekranit. Është e mundur që edhe aplikacionet të tjera të shkaktojnë të njejtin problem edhe për këtë, do ju duhet të ç’aktivizoni pluskimin e aplikacioneve një e nga një që të shihni nëse janë ata që e shkaktojnë problemin.

Keni parasysh se ju duhet t’a bëni këtë gjë vetëm për të parë se cili aplikacion po e shkakton problemin. Ç’aktivizimi i të gjithë aplikacioneve që lejohen të pluskojnë, është një mënyrë e thjesht por, nuk do keni si t’a dini se cili aplikacion po e shkakton problemin.

Do mund t’i aktivizoni prapë këto aplikacione në fund të proçesit. 

Hapi i katërt:

Tani që i keni ç’aktivizuar ato aplikacione që me shumë mundësi janë shkaktarët e problemit, hapni aplikacionin në të cilin ju është shfaqur problemi për herë të parë. Nëse aplikacioni që shfaqte telashe është ç’aktivizuar, aplikacioni duhet të hapet në mënyrën e duhur që duhet të hapet.

Mbani mend: Nëse keni një pajisje Samung, tastiera me modalitetin me “një dorë” (one-handy mode), mund t’a shfaqë këtë problem gjithashtu.

Nëse problemi i mbulesës së ekranit vazhdon, ç’aktivizoni modalitetin “me një dorë” duke shkuar përmes:

  • Settings
  • Advanced Features
  • One-Handed operation

Hapi i pestë:

Pasi t’a keni hapur me sukses dhe t’a lini të ndërveprojë një aplikacion që më parë ju kishte shfaqur problemin e Mbulesës së Ekranit, mund të aktivizoni përsëri pluskimin e aplikacioneve. Arsyeja për këtë është se tani aplikacioni ka lejen të ndërveprojë në të njejtën kohë me aplikacionet e tjera pluskuese.

Tani, aplikacionet nuk do t’a kenë më këtë problem deri në momentin që do i jepni një aplikacioni, të njejtën leje.

PËRFUNDIMI 

Gabimi i Mbulesës së Ekranit është një problem bezdisës por që fatmirësisht mund të zgjidhet për vetëm disa minuta. Pas disa mofikimesh të rregullimeve, mund të startoni aplikacionet tuaja, pa asnjë problem. Është fatkeqësi që do ju duhet t’a kryeni këtë proçes sa herë që i jepni një aplikacioni një leje por sapo t’ja keni dhënë, jeni të lirë të përdorni ekranin pa pengesën e këtij problemi.

Keni probleme me udhëzimet apo s’po arrini dot të zgjidhni problemin? Mund të lini çdo problem apo shqetësim poshtë tek komentet. ?