8 emulatorët më të mirë Android për PC.

Ka shumë arsye të vlefshme se pse ndokush do donte të përdorte emulatorë Android-i në pc-të e tyre. Zhvilluesit e aplikacioneve zakonisht e testojnë mirë aplikacionin e tyre përpara se ta nxjerrin në qarkullim. Lojtarët do duan të përdorin një maus dhe tastierë në lojrat e tyre. Ndërsa ti do që thjesht ta kesh, kaq. Për çdo rast, emulimi i Android në PC është i mundur dhe ne do i hedhim një sy Emulatorëve Android më të mirë për PC.

Leapdroid

Leapdroid është një opsion i shkëlqyer dhe është një nga emulatorët më të rinj Android në qarkullim. Ashtu si shumica, ai përdor një kompjuter virtual për të sjell Android në PC. Megjithatë, ndryshimet dhe përmirësimet e shumta e kanë bërë atë një opsion të shkëlqyer në listë. Funksionon mjaft mirë, aktivizohet shpejt dhe ka shënuar pikë mjaft të mira në standardet e lojrave. Vjen gjithashtu më qasje root-i të vet-ndërtuar, mbështet mbi 98% të aplikacioneve dhe lojrave (kjo sipas zhvilluesve) dhe ka një skuadër zhvilluesish mjaft aktivë.

AMIDuOS

AMIDuOS vjen në dy versione Lollipop dhe Jelly Bean. Përveç llojit të versionit, ndryshimi tjetër është se Jelly Bean kushton $10 ndërsa Lollipop kushton $15 dhe të dyja janë harxhime që bëhen vetëm një herë, një gjë e mirë kjo. AMIDuOS vepron kaq mirë. Bën gjëra produktive dhe është një emulues i qetë me të cilin mund të luhet shumë mirë. Shumë përdorues kanë mundësinë ta përdorin për sa kohë që duan dhe proçesi i instalimit nuk është aspak i vështirë. Mesa duket, nuk është dhe aq i mirë për zhvilluesit përderisa nuk të jep mundësinë e konfigurimit të specifikave të pajisjes por në një nivel konsumatori, ky funksionon shumë mirë.

Andy

Tjetri në listën tonë është një emulues totalisht falas që titullohet Andy. Ky program arriti të na provonte se ishte një zëvendësues ideal për programe si Bluestacks. Vepron pak a shumë si një spektër i tërë i përvojës së Android-it duke përfshirë këtu aplikacione produktive, launçera, lojra por mundesh gjithashtu të instalosh edhe qasje root-i nëse dëshiron. Hidhini një sy videos që po ju paraqesim edhe, nëse ju a mbush syrin, merreni këtu!

Bluestacks

Bluestacks ka kohë që ka qenë zgjidhja “de facto” në vendosjen e Android-it në PC-në tënd. Për pak kohë, ata ngelën pak mbrapa por vitin e fundit kanë shpenzuar shumë për të sjellë ato përditësimet që aq shumë i duheshin platformës së tyre. Rezultati. I pagëzuar si Bluestacks 2, ai është më i shpejtë, më i qëndrueshëm dhe një herë një emulues më i mirë Android-i për PC sesa paraardhësi i tyre. Ai mbështet  aplikacione shumë-taskuese dhe një funksionalitet të vet-ndërtuar për gjëra si kthimi i ekranit, vendosja e një vendodhjeje, veçori që më parë nuk i kishte.

droid4x

Emuluesi ynë tjetër quhet droid4x dhe është një zgjidhje interesante për një emulues Android-i në PC.  Vepron në një stil të ngjashëm si Andy apo AMIDuOS dhe perfomanca edhe produktiviteti është po ashtu i njëjti. Ajo çka e bën këtë program interesant janë shtojcat. Ky përfshin një aplikacion që ju instaloni në smartfonin tuaj kështu që mund të kontrolloni lojrat në kompjuterin tuaj. Për t’ju ndihmuar, do të jeni të aftë të përdorni akselerometrin që të ndizni makinën në Asphalt 8. Përfundimisht është më i mirë se Andy dhe AMIDuOS përsa i përket lojrave dhe ne besojmë se Andy dhe AMIDuOS mund të jenë pak më të mirë nën termat e qëndrueshmërisë dhe shpejtësisë.

https://youtu.be/GOi5cOvisHU

Genymotion

Ky emulues Android-i  i drejtohet zhvilluesve të cilët duan të testojnë aplikacionet e tyre në një shumëllojshmëri pajisjesh. Mund ta konfigurosh emuluesin për një shumëllojshmëri pajisjesh me versione të shumëllojshme Android-i që të përshtatet ty më mirë. Shkarko Genymotion!

MEmu

MEmu ka qenë dhe është një nga emuluesit e favorizuar mjaft mirë nga përdoruesit i cili mesa duket, ka ecur mjaft mirë. Ai krenohet për kompaktibilitetin e tij me çipat Intel dhe AMD, e cila është gjë e mirë. Realizimet e tyre të fundit vijnë versionin Android Lollipop, kjo edhe më mirë. Ai vjen me qasje root-i si edhe me një shirit anësor (sidebar) i cili vjen i kompletuar me një “tufë” funksionalitetesh dhe veçorish shtesë. Është një alternativë e mirë nga shumë emulues Android të tjerë, veçanërisht nëse do një emulues që të jetë edhe për lojra edhe pë produktivitet. Hidhi një sy edhe mund ta marrësh nëse të pëlqen.

Memu-screenshot

Nox

I fundit, por jo për nga rëndësia, në listën tonë, është Nox. Ashtu Bluestacks-i, Nox-i është një nga ata emulues Android-i që është i ndërtuar për tu kujdesur për lojtarët. Kjo përfshin shërbime të vogla dhe ato shtesë të cilat janë kujdesur imtësisht për t’ju ardhur në ndihmë lojtarëve të kontrollojnë lojrat e tyre duke përdorur tastierën dhe mausin. Mbi të gjitha, është dhe falas. Videoja më poshtë është e regjistruar më softuer jo fort të mirë (dmth, jo softueri i Nox-it, por ai i regjistruesit të ekranit), por që ju a shpjegon mirë se si funksionon mikrotipi i tyre. Shikojeni dhe merreni këtu.