Kjo webfaqe ju lejon të kërkoni fotografi duke i vizatuar ato

E keni parasysh atë momentin kur doni të kërkoni një imazh në webfaqe-n e Google Images, dhe për të marrë një rezultat sa më të mirë mundoheni ta përshkruani sa më mirë imazhin me fjalë tuaja? Shumë mirë! Mund t’ju themi se fatmirësisht kësaj epoke i ka ardhur fundi.

Webfaqja në internet me imazhet stoqe e quajtur 500px ka krijuar “Splash“, një “mini-Paint” i cili me anë të një furçe dhe ngjyrave të ndryshme ju lejon të vizatoni përafërsisht një imazh apo peizazh që po kërkoni, dhe më pas ju shfaq imazhet që i përafrohen vizatimit suaj.

Unë për shembull vizatova atë pikturën tipike me barin, qiellin dhe diellin në cep të saj dhe mund të them që nuk jam i zhgënjyer nga rezultatet.

500px-photo-image-search-1

Sigurisht, siç mund ta kuptoni rezultatet nuk janë 100% identike me vizatimin, por janë të përafërta disi.

Fillimisht ky mjet u publikua në një thread në Reddit, dhe Redditorët menjëherë filluan kërkimet e tyre, ku disa patën sukses, dhe disa të tjerë, akoma më shumë sukses.

Ju mund të kërkoni imazhet në Splash nga këtu.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.