Microsoft prezanton njoftimet në taskbar në përditësimin e Windows Anniversary
Përditësimi i ardhshëm i Microsoft, Windows 10 Aniverssary do sjell një mori ndryshimesh në ekosistemin e Windows. Kemi parë deri tani gjithçka llidhur me Action Center në cloud (re), Microsoft Cortana, pasqyrimin e njoftimeve të Android në desktop, përmirësime në lidhje me Live Tile, tani Microsoft ka shtuar dhe një karakteristikë tjetër në Windows 10 desktop.
Më parë në Windows 8, 8.1 dhe 10, kur aplikacionet modern merrnin njoftime, ju mund t’i shihnit në live tiles ose pak më vonë tek Action Center, tani në një lëvizje që na kujton Mac OSX, Microsoft po aktivizon njoftimet në taskbar për aplikacionet Universale.
Screenshot-i më sipër, na tregon se aplikacionet e “gozhduara” në taskbar ose atë që janë të aktivizuar për momentin, tani do tregojn numrin e njoftimeve mbi ikonat e tyre përkatëse. Për shembull, nëse dikush po bisedon me ju në një aplikacion Universal mesazhesh apo në Twitter dhe largohet për pak çaste nga aplikacioni, ata menjëherë do shohin në taskbarin e tyre për të kuptuar se sa njoftime kanë marrë gjatë momentit që nuk po përdornin aplikacionin.
Karakteristika nuk është në dispozicion akoma, por do të jetë në dispozicion në ndërtimet e ardhshme të Windows 10 PC.