fbpx

Microsoft i paguan $10,000 gruas sepse përditësimi i Windows 10 e ngadalësoi kompjuterin e saj

Windows 10 është perfekt në shumë aspekte, por Microsoft është kritikuar kohët e fundit për atë çka të tjerët e quajnë një fushatë agresive përditësimi. Por megjithatë, një grua po dëmshpërblehet për një përditësim të padëshiruar.

Teri Goldstein u dëmshpërblye me 10,000 dollarë nga Microsoft muajin e shkuar pasi një gjykatës dha vendimin në favor të saj. Goldstein pretendonte se disa ditë pasi u lançua Windows 10, kompjuteri i saj e shkarkoi përditësimin pa dijeninë e saj, çka më pas do të sillte ngadalësimin dhe mosfunksionimin e tij në disa momente.

Kjo çështje e bëri at të humbiste para, dhe rrjedhimisht ajo duhet të blinte një kompjuter të ri.

Kohët e fundit Microsoft e rriti agresivitetin duke e përfshirë Windows 10 si një përditësim të rekomanduar për përdoruesit e Windows 7 dhe 8. Sigurisht që atyre do t’u duhet ta aprovojnë instalimin, por është shumë e thjeshtë për një përdorues që të shkarkojë padashje diçka që nuk e do.

Sa për pjesën e tij, Microsoft thotë se përdoruesit të cilët janë penduar për përditësimin në Windows 10 kanë një muaj kohë për ta rikthyer atë në sistemin operativ të mëparshëm dhe ata gjithmonë mund të kontaktojnë mbështetjen e klientit. Por megjithatë kjo nuk do të mundet ta ndalojë atë njoftimin e bezdisshëm “Përditësohu në Windows 10” të shfaqet vazhdimisht në ekranin tuaj.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.