Apple thuhet se do të prezantoj iMessage për Android tek WWDC
Konferenca që do mbajë Apple është shumë pranë, zyrtarisht pritet të hapet mbasditën e së Hënës dhe një thashethem i ri sapo ka filluar të qarkullojë. Sipas asaj çfarë raporton MacDailyNews, Apple do prezantoj versionin e iMessage për Android, shërbim i cili pritet të funksionoj ndërmjet të gjithave pajisjeve Apple dhe platformës rivale Android.
MacDailyNews thotë se informacioni ka ardhur nga burime anonime, gjë që le të kuptohet se thashethemi mund edhe mos të jetë i vërtetë. Sidoqoftë, është përmendur në të kaluarën se Apple ka plane që shërbimin e tij të mesazheve ta sjellë dhe tek platformat e tjera.
Ndërkohë që thashethemi nuk jep shumë detaje, është një lëvizje që sigurisht do të kishte kuptim për Apple. Shumica e aplikacioneve të njohura të mesazheve janë në dizpozicion në të dy sistemet, iOS dhe Android, duke përfshirë edhe vetë aplikacionin e Google, Hangouts dhe të sapo prezantuarin, Allo. Dhe tashmë Apple ka dhe pak eksperiencë në krijimin e shërbimeve në dizpozicion për Android, me aplikacionin Apple Music.