Disa karakteristika të CyanogenMod për të cilat kemi nevojë në Android të pastër
CyanogenMod13 në këto momente po lançohet për disa telefona dhe tableta të ndryshëm. CyanogenMod 13 ofron Android 6.0 dhe të gjitha të mirat që vijnë me të. Por kjo nuk është e gjitha çfarë ju do të merrni kur të instaloni këtë sistem operativ alternativ.
Versioni i fundit i CyanogenMod ofron karakteristika të cilat ju nuk do t’i gjeni në një pajisje me Android të pastër. Disa të tjera, nuk do të gjeni as tek prodhuesit që ofrojnë Android të modifikuar.
Jo çdo funksion mund të gjejë rrugën e tij në Android. Megjithatë, ja disa gjëra që ju mund të bëni në CyanogenMod 13 dhe që do ishte diçka e mirë nëse Google do t’i shtonte në Android N.
1. Modifikimi i Homescreen
Google ka ndryshuar gjatë viteve launcher-in e parazgjedhur. Pavarësisht nga kjo, gjithmonë ka pasur aspekte ku kam dashur të bëj ndryshime por nuk kam mundur. Dhe për këtë jam detyruar të instaloj launcher-a të tjerë alternativ si Nova apo Apex.
Me CyanogenMod, nuk e kam atë merakun për të zëvendësuar laucher-in që vjen bashkë me të. App drawer është më i organizuar dhe i shpejtë për të naviguar. Shiriti i kërkimit në krye ju lejon të kërkoni vetëm për aplikacione. Shkronjat në fund ju dërgojnë shpejt tek ajo listë e aplikacioneve që vazhdojn me atë shkronjë. Gjithashtu preferoj sfondin transparent në krahasim me atë solid të bardhë, gjithësesi kjo është çështje shijesh.
Sa i përket launcher-it në CyanogenMod, ju mund të modfikoni çdo aspekt të tij. Ju mund ç’aktivizoni kategorizimin alfabetik. Të zhdukni shiritin e kërkimit. Dhe po, mund të vendosni një sfond të bardhë, nëse ju preferoni.
Gjithashtu ju jepet mundësia për të bërë ikonat edhe më të mëdha, plus ju mund të fshehni nga app drawer aplikacione pa qenë nevoja të instaloni diçka ekstra.
2. Konfiguroni opsionet e kyçjes së ekranit
Android vjen me tre metoda për ç’kyçjen e pajisjes: fjalëkalim, pin ose strukturim (pattern)
Fjalëkalimet ofrojnë më shumë variacione, por strukturimet janë më të lehtë për t’i futur.
Secila nga metodat e sigurisë ka dobësitë e saj. Kodet Pin mund të ofrojnë më shumë kompleksitet se strukturat, por mund të jenë të lehtë për tu parë nga dikush.
Për PIN-et, CyanogenMod 13 mund të ndryshojë vendodhjen e numrave çdo herë që ndizni telefonin. Me strukturat, ju mund të rrisni numrin e pikave nga 3×3 deri në 6×6. Kjo shumëfishon kombinimet e mundshme. Gjithashtu ju mund të bëni pikat e padukshme dhe të fusni strukturën tuaj bazuar në perceptim, kështu që askush nuk mund nuk e di se sa pika ndodhen në ekran.
3. Fsheh ikonat tek shiriti i Statusit
Prodhuesit e smartfonave dhe kompanitë e telekomunikacionit kanë maninë për të shtuar ikona ekstra tek shiriti i Statusit. Një HTC One që kam pasur, shfaqte ikona që tregonin se kisha të aktivizuar GPS-n dhe NFC-në. Kur i lija këto karakteristika të ndezura, ikonat nuk largoheshin kurrë. Edhe më keq ishte fakti se kur ç’aktivizoja GPS-n nuk hiqej ikona, thjesht vendosej një kryq mbi të. Të paktën kur fikja NFC-në më linte me një ikonë më pak.
Android i pastër nuk është imun ndaj këtij problemi. Ikona kur vendos orën në alarm shfaqet gjithmonë. Nëse unë vendos që alarmi të më zgjojë çdo ditë në orën 7 të mëngjesit ikona gjithmonë do qëndroj aty dhe për mua është mjaft stresuese.
CyanogenMod 13 më lejon të shfaq ose të fsheh ikonat që unë dua. Shumicën prej tyre i lë të dukshme. Por ikona e alarmit përfundimisht nuk është më. Në momentin që kyç ekranin ende më thotë që një alarm është vendosur, kështu që një kujtesë është e pranishme gjithmonë në një mënyrë apo një tjetër.
4. Ktheni ngjyrën e ekranit tuaj në të kuqe natën
Drita blu që rrezaton nga ekranet tona nuk është e mirë për gjumin tonë. Ne mund t’a zgjidhin këtë duke e filtruar atë lehtë dhe duke e kthyer atë në një ngjyrë të kuqe më natyrale.
Ka shumë aplikacione në dispozicion që marrin përsipër një punë të tillë. Por me CyanogenMod, nuk është nevojë që të kërkoni dhe instaloni një të tillë. Opsioni vjen i implementuar vetë në sistem. Për t’a aktivizuar është aq e lehtë sa duke shkuar tek Settings > Display & Lights > LiveDisplay
5. Bëni ndryshime tek menu-ja Power
Në Android të pastër, menuja që shfaqet kur ju mbani shtypur gjatë butonin e ndezjes/fikjes është e padobishme. Ju keni vetëm një opsion, thjesht të fikni pajisjen. Një menu me një zgjedhje të vetme për mua nuk ka kuptim.
Samsung dhe të tjerë kanë mbajtur disa opsione të vjetra të Android sa i përket menu-së Power. Këto përfshijnë mundësi për t’i bërë restart pajisjes ose për të aktivizuar Airplane Mode.
CyanogenMod ofron të njëjtën gjë, por gjithashtu ju lejon të zgjidhni se cilat opsione dëshironi t’i shihni në këtë listë. Nuk e përdorni ndonjëherë Airplane mode? Hiqeni. Dëshironi të vendosni opsionin i cili ju lejon të shkrepni screenshot, në vend që të mbani shtypur butonin e ndezjes dhe atë të volumit? Shtojeni. Modifikojeni menu-në Power ashtu siç dëshironi ju.
6. Ndryshoni theme-n
Kërkoni në Play Store për një paketë ikonash. Keni kudo. Por do ju duhet të instaloni një launcher alternativ për të përdorur ndonjërin prej tyre.
CyanogenMod nuk ju ndalon sa i përket ikonave të aplikacioneve. Ju mund të ndryshoni panelin e njoftimeve, shiritin e navigimit, dhe ngjyrën e ndërfaqes. Ka shumë theme në Play Store të cilat funksionojn vetëm në një ROM të modifikuar.
HTC, LG dhe Samsung secili ju lejon të vendosni theme tek telefonat e tyre. Por në Android të pastër, akoma nuk ka një mënyrë për të bërë këtë gjë.
Këto kakteristika mund të vijnë ndonjë ditë
Në CyanogenMod 13, ju mund të shtoni ose hiqni quick toggles ose mund t’i ripoziciononi siç dëshironi. Android N që po vjen, do e ofrojë këtë gjë.
Google po shton edhe disa karakteistika specifike që tashmë janë në ROM-et e modfikuara. Në Android N, versioni për zhvilluesit, ju mund të ndryshoni DPI-në e ekranit të telefonit apo tabletit tuaj.
Nuk mund të themi që të gjitha karakteristikat që përmendëm më lartë do vijnë në Android N, por disa prej tyre me shumë mundësi do i shohim në versionet e tjera të ardhshme.
Çfarë karakteristike e cila është prezente tashmë në ROM-et e modifikuara dëshironi që Google të adoptojë? Çfarë dëshironi të shihni në përgjithësi? Lëreni komentin tuaj më poshtë!