[Android] 10 smartfonat më të mirë kinez

Meizu MX5

Meizu MX5
Meizu MX5

Meizu MX5 nuk është aspak i fundit apo më i miri që kjo kompani ka për të ofruar, por është ende një blerje e mirë për çmimin që ka. Ky smartfon është i ndërtuar nga metali, sjell 3GB RAM, dhe fuqizohet nga një proçesor Helio X10 64bit octa-core. Kamera 21-megapiksel në pjesën e pasme është mjaft e aftë, dhe ju gjithashtu do merrni një buton Home fizik së bashku me një skaner gjurmësh gishtash. Meizu MX5 duket dhe ka ndjesinë e një telefoni premium, dhe pavarësisht faktit se PRO 5 dhe PRO 6 janë shpallur pas tij, ja vlen ende të shpenzosh para për të.

Meizu MX5 – $261 (16GB)
Meizu MX5 – $294 (32GB)

Asus ZenFone 2

Asus ZenFone 2
Asus ZenFone 2

Asus ZenFone 2 është një nga pajisjet më të vjetra në këtë listë. Ky ka qenë smartfoni i parë që solli 4GB RAM, dhe ishte mjaft i volitshëm në kohën kur u lançua (Janar 2015). Gjërat nuk janë shumë ndryshe sot, me përjashtim të faktit se telefoni është akoma edhe më i përballueshëm tani. ZenFone 2 është ende një telefon shumë i aftë, dhe në qoftë se ju jeni duke kërkuar për një smartfon me 4GB RAM dhe nuk keni mundësi të shpenzoni shumë të holla, kjo mund të jetë pajisja juaj, por ju kujtojmë që ZenFone 3 nuk do shumë kohë për t’u lançuar.

Asus ZenFone 2 (ZE551ML) – $268

Xiaomi Mi Note Pro

Xiaomi Mi Note Pro
Xiaomi Mi Note Pro

Njëjtë si Zenfone 2, Mi Note Pro gjithashtu u prezantua në Janar të vitit 2015. Mi Note Pro nga karakteristikat që ka mund të cilësohet i një fablet. Pajisja përmban një ekran 5.7-inç QHD, 4GB RAM dhe fuqizohet nga një proçesor Snapdragon 810 64-bit octa-core. Sa për t’ju vënë në dijeni, Mi Note 2 pritet të lançohet në muajt në vazhdim.

Xiaomi Mi Note Pro- $340

Nubia Z9

Nubia Z9
Nubia Z9

Nubia është nën-markë e ZTE-së, dhe kjo kompani ka lançuar pajisje impresionuese vitin e kaluar. Nubia Z9 është ndoshta më i mirë që kjo kompani ka sjell deri më tani. Ky smartfon nuk ka bezel anash, është ndërtuar prej metali, dhe vjen me karakteristika shumë të mira. Telefoni fuqizohet nga një proçesor Snapdragon 810, dhe vjen në dy variante 3GB/4GB RAM dhe 32GB/64GB memorie të brendshme. Gjithashtu përfshin dhe një kamer mbrapa 16-megapixel OIS.

ZTE Nubia Z9 – $ 602 (varianti 3GB RAM)

OnePlus X

OnePlus X
OnePlus X

OnePlus ka prezantuar dy smartfonë në vitin 2015, dhe OnePlus X është smartfon i rangut të mesëm që kompania ofron. Ky smarfon është mjaft i volitshëm në këtë moment, dhe ju nuk keni nevojë për një ftesë që t’a bleni atë. Telefoni sjell një ekran 5-inch Full HD, 3GB RAM dhe një proçesor Snapdragon 801 quad-core. Pajisja sjell karakteristika shumë të mira, është i ndërtuar prej metali dhe qelqi, dhe ka një paraqitje mjaft premium.

OnePlus X – $ 269

Huawei Mate 8

Huawei Mate 8
Huawei Mate 8

Mate 8 është ende fableti flagship i Huawei. Kjo pajisje vjen me një ekran 6-inç Full HD, 3GB/4GB RAM dhe 32GB/64GB memorie të brendshme. Proçesori i kompanisë, Kirin 950 64-bit është gjithashtu i përfshirë këtu, po kështu është edhe bateria e pa-lëvizshme 4,000mAh. Kamera 16-megapixel OIS gjendet në pjesën e pasme të këtij telefoni. Pajisja është e ndërtuar nga metali dhe vjen me Android 6.0 Marshmallow të para-instaluar në Mate 8 me UI Emotion Huawei.

Huawei Mate 8 – $ 495 (varianti 3GB RAM)

Meizu PRO 5

Meizu PRO 5
Meizu PRO 5

Meizu PRO 6 ende nuk është në dispozicion në treg, pajisja është prezantuar së fundmi, kështu që PRO 5 është smartfoni më i mirë që mund të bleni nga Meizu në këtë moment. Kjo pajisje është e gjitha prej metali, ka një ekran AMOLED 5.7-inch FullHD, një kamer mbrapa 21-megapiksel, dhe një buton fizik multi-funksional në fund të ekranit.

Meizu PRO 5 – $ 483 (varianti 3GB RAM)

Huawei P9 & P9 Plus

Huawei P9 & P9 Plus
Huawei P9 & P9 Plus

Flagship-ët Huawei P9 janë prezantuar së fundmi, të dyja këto pajisje vijnë me karakteristika të larta, dhe janë të ndryshëm në aspektin e madhësisë. Huawei P9 vjen me një ekran 5.2 inç Full HD, 3GB/4GB RAM dhe fuqizohet nga një proçesor Kirin 955. Huawei P9 Plus, nga ana tjetër, përmban një ekran 5.5-inç 1080p, 4GB RAM dhe fuqizohet nga i njëjti proçesor si ai i P9.

OnePlus 2

OnePlus 2
OnePlus 2

OnePlus 2 u prezantua nga mesi i vitit 2015 dhe vazhdon të jetë akoma një smartfon vërtetë bindës. Pajisja solli 4GB RAM, një ekran 5.5-inç 1080p, dhe një proçesor Snapdragon 810. OnePlus 2 gjithashtu sjell dhe një sistem operimi mjaft të lehtë Android të quajtur Oxygen OS, i cili është mjaft funksional. Pajisja mund të blihet pa një ftesë tani, edhe pse ka pasur disa komplikime në fillim.

OnePlus 2 – $ 380

Xiaomi Mi 5

Xiaomi Mi 5
Xiaomi Mi 5

Mi 5 është flagshipi më i fundit i Xiaomi. Ky smartfon është prezantuar në muajin Shkurt, dhe është në dispozicion për t’u blerë në Kinë. Pajisja vjen me një ekran 5-inç 1080p, 3GB/4GB RAM, dhe fuqizohet nga një proçesor Snapdragon 820 64-bit quad-core. Pajisja është ndërtuar nga metali dhe qelqi, dhe sjell një buton fizik Home në fund të ekranit, i cili shërben gjithashtu edhe si një skaner gjurmësh gishtash.

Xiaomi Mi 5 – $ 410 (varianti 3GB RAM)

Ka dikush nga ju njërin nga këta telefonat dhe sa të kënaqur jeni me të?