Si të pastroni historinë e Safari dhe të dhënat e websiteve në iPhone/iPad
Me të vërtetë ju ndihmon shumë në qoftë se dini se si të pastroni historinë e Safari, veçanërisht në qoftë se ju jeni një nga ata që nuk e përdorni Safarin në private mode. Ndërkohë që ju shfletoni, të dhënat mblidhen në formën e historisë. Historia ju ndihmon të vizitoni të njëjtën faqe interneti përsëri dhe ndihmon në parashikimin e URL-së, kur ju dëshironi të vizitoni një faqe të njëjtë. Të dhëna të tjera si cookies janë të ruajtura për të mundësuar hyrje të vazhdueshme dhe informacione të tjera. Të dhënat në formën e historisë grumbullohen me kalimin e kohës dhe ngadalësojnë Safari. Kështu që është gjithmonë mirë për të pastruar historinë e Safari në iPhone ose iPad-in tuaj.
Si të pastroni historinë e Safari në iPhone dhe iPad
- Shkoni tek Settings. Uluni poshtë dhe zgjidhni Safari.
- Shtypni mbi Clear History and Website Data.
- Shtypni më pas mbi Clear History and Data.
Kjo pastron të gjithë historinë nga iPhone/iPad i juaj. Të bësh këtë herë pas here mund të parandaloj të dhënat e shfletuesit të akumulohen, duke e shpejtuar Safari-n në mënyrë të konsiderueshme.
Si të pastroni të dhënat e Safari-t në iPhone/iPad
Pasi të pastroni historinë dhe cookies nga Safari, ju mund doni që të pastroni dhe të dhënat e webisteve, gjithashtu. Për të bërë këtë:
- Shkoni tek Settings. Uluni poshtë dhe zgjidhni Safari.
- Në fund, do vini re opsionin Adavanced. Shtypeni.
- Më pas zgjdhini Website Data. Vini re se sa shumë hapësirë të dhënat e websiteve po konsumojnë. Uluni në fund dhe shtypni Remove All Website Data.
- Zgjidhni Remove Now për të konfirmuar fshirjen.
Kjo pastron të gjithë të dhënat e websiteve. Tani, ju e keni të qartë se si të pastroni historinë e Safari, cookies dhe gjithashtu të dhënat e websiteve në iPhone/iPad. Pastrimi i historisë, cookies dhe të dhënat e websiteve në Safari mban shfletuesin në gjendje shumë të mirë.