fbpx

Messenger tani mbështet Instant Articles

Leximi i lajmeve dhe artikujve në web është një eksperiencë shumë më e mirë se sa ajo në desktop, veçanërisht nëse jeni dikush që gjithmonë udhëtoni apo dëshironi të lexoni një artikull në çdo moment edhe kur nuk ndodheni përpara një desktopi. Facebook është bërë një medium i madh për botuesit për shkak të numrit të madh të përdoruesve aktiv në ditë, dhe kjo filloi të përmirësohej së tepërmi kur Facebook solli Instant Articles, të cilët janë shumë të shpejtë për tu hapur, gjë që nënkupton një eksperiencë të qetë për lexuesit. Sot, Facebook ka filluar të sjell Instant Articles tek Messenger, duke ju lejuar përdoruesve të ndajnë artikuj dhe lajme të cilat hapen dhe ngarkohen shumë më shpejt se më parë.

Kjo karakteristikë brenda në Messenger do të vijë tek Android, gjithashtu dhe në iOS. Por vlen të përmendet që Instant Articles në Messenger po vjen fillimisht në Android duke filluar që sot, ndërkohë që Facebook po planifikon ta sjellë dhe tek përdoruesit e iOS javën që vjen.

Pasi ky tipar të jetë live, kurdo që ju të hapni një link në Messenger do ju hapet si Instant Article, nëse linku është nga një botues i cili është regjistruar për një shërbim të tillë, si gjbiteam.com. Ndërkohë që përdoruesit mund ta aksesojnë aplikacionin zyrtar për të marrë këtë eksperiencë, nuk kanë se pse, dhe në qoftë se po flisni me një shok brenda në Messenger, nuk është e nevojshme të dilni nga biseda për të parë linkun, mund të postohet aty dhe mund të hapet po aty. Është e rëndësishme të theksohet se do të duhet pak kohë që kjo karakteriskë të vijë tek të gjithë njëherësh dhe gjithashtu është e rëndësishme t’ju kujtoj se jo të gjitha linket e postuara në Messenger do jenë Instant Article.