Aplikacioni Prisma nxjerr jashtë mode filterat e Instagramit
Një herë e një kohë njerëzit mendonin se puna unike e një artisti, ishte e pamundur të rikrijohej.
Epo, kjo kohë ka përfunduar. Me Prisma-n, ju tani do të mund të keni Picasso-n tuaj personal, në xhepin tuaj. Thjeshtë zgjidhni një foto nga celulari juaj, dhe ajo do të fillojë të pikturohet.
Duke përdorur kombinimin e rrjeteve nervore me inteligjencën artificiale, rezultatet do të jenë mjaft të pashme. Nuk i vendos thjeshtë një filtër fotos suaj, por në fakt i skanon të dhënat për të aplikuar një stil të caktuar në një mënyrë mbresëlënëse.
Ja, shihni efektet e imazhit të mëposhtëm:
Ja edhe Serena Williams teksa feston fitoren e Grand Slam-it të saj të 22-të nën efketet e Prismas.
Është një aplikacion mjaft tërheqës. Nuk ju kushton asgjë, kështu që shkarkojeni atë menjëherë nga App Store.
Për momentin, Prisma është i disponueshëm vetëm për pajisjet iOS, por zhvilluesit e saj thonë se aplikacioni do të jetë i disponueshëm edhe për Android në fund të muajit. Gjithashtu do të vijë edhe versioni “Prisma Video” ku të njëjtat efekte do të mund t’ua shtoni edhe videove tuaja, për t’i zbukuruar ato. Ja një shembull: