fbpx

YouTube debuton formatin e reklamave 6-sekondëshe të patejkalueshme

Kështu që filloni të stërvitni durimin tuaj (të paktën për sa i përket reklamave në YouTube)…

Tani të gjithë jemi mësuar me atë numërimin mbrapsht pesë-sekondësh kur presim për të klikuar atë butonin për të tejkaluar reklamën në një video në YouTube. Por së shpejti do t’ju duhet të prisni edhe një sekondë më shumë për ta tejkaluar këtë reklamë, me formatin e ri të reklamave të kompanisë.

E quajtur Reklamat Bumper, videot e shkurtra janë vetëm 6-sekonda secila, ndryshe nga shumica e reklamave të tjera të kompanisë të cilat varjojnë nga 15 sekonda në një minutë. Sipas Google dhe YouTube, Reklamat Bumper funksionojnë më së miri në celularë duke qenë se shikuesit i shohin videot në lëvizje, ose kanë një vëmendje më të shkurtër në atë që po përpiqen të shohin.

“Në testimet e para, Bumpers patën rezultate të shkëlqyera,“ shkruan kompania në një postim në blog-un e tyre. Testimet e para përfshinë reklama nga kompani si Audi Germany dhe Atlantic Records.

Ja një shembull i Reklamave Bumper për albumin e ri nga banda Angleze Rudimental.

Jo keq, ë? Duke marrë parasysh faktin se YouTube ka reklama të patejkalueshme të cilat zgjasin rreth tre minuta (ose në disa raste akoma më shumë!), kjo nuk është gjëja me e keqe që duhet të duroni.

Reklamuesit mund të fillojnë të përdorin Reklamat Bumper që prej Majit. Sa për ndjekësit e videove në YouTube, filloni të punoni me durimin tuaj edhe një sekondë më shumë. Do të përfundojë sa hap e mbyll sytë.

 

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.