Përdorimi i internetit në mobile ka kaluar për herë të parë atë në Desktop
Ndërkohë që telefonat tanë janë të rëndësishëm, shumë prej nesh gjithashtu bëjmë punë të ndryshme në kompjuterat tanë, e cila sugjeron se ndoshta të dy platformat si mobile ashtu edhe desktop janë njësoj të rëndësishëm. Gjithësesi këto ditë, duket që fokusimi më i madh është tek mobile.
Sipas numrave të fundit nga StatCounter Global Stats, duket që për herë të parë, përdorimi i internetit në mobile aktualisht ka kaluar atë në desktop. Kjo do të thotë që numri i njerëzve që përdorin pajisjet e tyre mobile për të lundruar web-in është aktualisht më i madh se i atyre që janë të ulur përballë kompjuterave.
Bazuar në numrat e tyre, pajisjet mobile dhe ato tablet numërojnë në Tetor 51.3% të përdorimit të interentit në të gjithë botën, kundër 48.7% në desktop. Sipas Aodhan Cullen, CEO-s së StatCounter, “Kjo duhet të jetë një kujtesë veçanërisht për bizneset e vogla, tregtarët e vetëm, dhe profesionistët që të sigurohen që webfaqet e tyre të përshtatën mirë dhe në mobile.”
Përshtatja në mobile është shumë e rëndësishme jo për shkak të trafikut që po rritet por sepse Google favorizon websitet që janë ‘mobile friendly’, sa i përket rezultateve të kërkimit në mobile.
Po për ju, cila është pajisja me të cilën lundroni më shpesh në internet?