fbpx

Prisma vjen offline për Android.

ap_resizePrisma erdhi në Android para disa muajsh me shumë filtra mahnitës për foto. Ndonëse disa aplikacione të tjera me filtra janë përpjekur të jenë “delikat”, Prisma i transformon rrënjësisht fotot që ju kapni duke i kthyer ato në një vepër arti. Pengesa kryesore; Prisma funksiononte vetëm online. Kjo gjë më në fund po ndryshon për versionin Android.

Versioni offline ka qenë prezantuar edhe më parë por në fillim mbërriti në iOS. Versioni i parë offline i Prisma, ka ardhur tashmë në jetë në Play Store. Një lidhje interneti kërkohet vetëm kur ju shkarkoni formatet në Prisma, gjë që besoj se ndodh automatikisht sapo ju i hidhni një sy listës. Megjithatë, deri tani vetëm gjysma e formateve është  e disponueshme offline, për momentin. Të tjera do vijnë më vonë. Ato formate që nuk kanë suportin offline, do të mund t’i përdorni vetëm kur jeni të lidhur më internet.

Nuk kam hasur ndonjë ndryshim të dukshëm kur përdora formatet offline të Prisma. Në përdorimin e aplikacionit (ose të paktën, disa pjesë të tij), nuk duhet të keni asnjë problem, si psh mbi-ngarkesa e serverave të Prisma-s.

Shkarkojeni Prisma nga Play Store!