Si të aplikoni për Lotarinë Amerikane Online

Është e pamundur të mos e keni marrë vesh, por megjithatë po ua themi përsëri. Para pak ditësh Departamenti Amerikan i Shtetit ka hapur zyrtarisht aplikimet për lotarinë amerikane “DV-2018”, dhe duke qenë se aplikimi bëhet vetëm online (online, internet, kompjuter = GJBITeam) Gjithçka Rreth Botës së Informatikës ka vendosur të shkruajë një artikull udhëzues në lidhje me aplikimin.

Besoj se tani mund të shihni plot njoftime nëpër qendra interneti, studio grafike, etj të cilat ofrojnë ndihmë me aplikimin për lotarinë amerikane kundrejt një shume parash, por nuk është e nevojshme të paguani për këtë pasi aplikimi është mjaft i lehtë dhe gjithçka që ju nevojitet janë: njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe internetit, foto të juaja apo/dhe familjarëve tuaj me përmasa 600×600 dhe pak minuta nga koha juaj.

I gjithë procesi i aplikimit do të bëhet në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit dedikuar lotarisë https://www.dvlottery.state.gov/, ndaj bëni kujdes nga faqe mashtruese si ajo në foton më poshtë, të cilat mund t’ju mashtrojnë dhe vjedhin të dhënat tuaja.

14569074_1045240055592447_1810652374_n

Pasi të keni hapur faqen, klikoni mbi butonin e gjelbër ku lexon “Begin Entry” dhe vazhdoni me plotësimin e formularit me të dhënat e juaja. Pas përfundimit të plotësimit, në adresën që keni shkruar në formular do të merrni një e-mail nga Departamenti Amerikan i Shtetit me kodin tuaj, me anë të të cilit mund të kontrolloni gjendjen e aplikimit tuaj pas shpalljes së rezultateve. Aplikimet do të jenë të hapura deri më datë 7 Nëntor në orën 18:00.

Më shumë detaje mbi “DV-2018” dhe procesin e aplikimit në gjuhën shqipe mund t’i gjeni nga ky dokument në PDF.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.