Tani mund të shijoni bisedat sekrete në Messenger

Bisedat tuaja në Facebook Messenger tani mund të jenë të sigurta nga përgjimet duke ndërmarrë disa hapa të thjeshtë.

Facebook ka filluar implementimin e kriptimit end-to-end për të gjithë 900 milion përdoruesit e tij në Messenger në fillim të këtij viti, dhe se ky implementim tashmë ka përfunduar.

Ky tipar është në dizpozicion si një “bisedë sekrete” lartë në të djathtë të Messenger kur ju shtypni për të krijuar një mesazh të ri. Përveç teksteve dhe fotografive, Facebook ka implementuar këtë lloj kriptimi edhe për stickers, por videot dhe Gifs nuk janë të përfshira. Për më tepër, ky tipar nuk punon për bisedat në grup, dhe se duhet të ndezet për çdo bisedë individuale.

wp-1475931311278.png

Facebook gjithashtu po ju ofron përdoruesve aftësinë si tek Snapchat, pra që mesazhet e tyre të vetë-shkatërrohen pas një kohëzgjatje të caktuar. Për të marrë këto karakteristika, do ju duhet të përditësoni Messenger në telefonin tuaj Android ose iPhone.

wp-1475931315861.png

Pasi të keni aktivizuar bisedat sekrete, Messenger do të kriptoj bisedat, duke parandaluar kështu çdo palë të paautorizuar, duke përfshirë hackerat dhe qeverinë.