Google Now on Tap heq veçorinë e Screenshotit

Ju që zotëroni Android 6.0 apo më lart, mund të përdorni Google Now on Tap e cila debutoi me Android Marshmallow vitin e shkuar. Një herë u mendua si një nga steroidet e Google. Një shtypje për pak çaste e butonit kryesor (home button), ju sjell në pak çaste informacionin që gjendet në ekran. Për shembull, nëse jeni në një faqe e cila flet rreth Google Wi-Fi (si kjo), Google Now on Tap do ju japë informacion rreth asaj që shfaqet në ekran. Një veçori tjetër shumë e rëndësishme ishte ajo në lehtësinë në kapjen e një pamje të çastit (screenshot). Kjo veçori ishte mjaft e dobishme. Jo vetëm sepse s’do shfaqej më vetëm në shiritin e njoftimeve (notification bar) por edhe do ju shfaqte direkt menunë e shpërndarjes por sepse pasi ju t’a ndani, do shihni edhe opsionin për t’a fshirë atë. Shpërndarja e pamjeve të çastit sapo u bë më e lehtë.

Epo tani, mesa duket festa mbaroi. Veçoria e pamjeve të çastit tashmë është zhdukur. Nuk është se u zhduk pas një përditësimi të aplikacionit të Google pasi disa përdorues ende e shohin dhe disa të tjerë jo. Mesa duket, gjigandi teknologjik  po teston ndonjë gjë tek shumë përdorues ose sepse ndoshta diçka e re po vjen për t’a zëvëndësuar. Ndërsa për momentin, duket se është hequr tek mjaft përdorues. Ishte ndoshta një nga veçoritë më të dobishme të Google Now on Tap kështu që shpresojmë që kjo veçori t’a gjejë prapë rrugën e kthimit në një të ardhme të afërt.

Si duket, pak a shumë Google Now on Tap tani po zëvëndësohet me Ndihmësin e Google (Google Assistant) edhe pse Ndihmësi do jetë i disponueshëm vetëm në pajisjet Pixel dhe Pixel XL dhe jotek të gjithë smartfonët që janë të ndërtuar me sistemin Android. Pra tani, ju që keni një telefon Pixel, kur mbani shtypur butonin kryesor, ju drejtoheni tek Ndihmësi i Google dhe jo tek Google Now on Tap. Për tani, Ndihmësi është ende aty por Google e ka ulur në sediljen e prapme dhe do duhet pak kohë që t’i jepet pak më shumë prioritet gjë që do n’a ndihmonte shumë sepse Ndihmësi duket të jetë edhe më i dobishëm sa ç’ishin Google Now apo Google Now on Tap. Gjë e mirë fakti që Google po përparon me inteligjencën artificiale, siç duhet të bëjnë.

Megjithatë, veçoria e pamjes së çastit, Google do bënte mirë t’a rikthente sepse, edhe një herë, ishte shumë gjë e mirë.