Sa rezistent është iPhone 7 ndaj gërvishtjeve dhe përthyerjes?
Kurioziteti më i madh i njerëzve kur prezantohet një smartphone i ri, është rezistenca e tij ndaj dëmtimeve, dhe për të na shuar kureshtjen ne është gjithmonë një YouTuber i cili e blen menjëherë smartphone-in e ri (në këtë rast iPhone 7) dhe i bën atij disa “tortura” për të zbuluar nivelin e tij të rezistencës.
Videoja e plotë është këtu, por ne i kemi shkëputur pjesët më të rëndësishme të saj, dhe i kemi konvertuar në GIF për t’ua shfaqur ju shkurt këtu.
Rikuperimi i djegies
Ekrani duron deri në 10 sekonda deri sa pikselat të bëhen të zeza, por më pas gjendja kthehet në normalitet.
Nuk ka më përthyerje
iPhone 6 ishte pak “fleksibël”, por iPhone 7 nuk duket aq i përthyeshëm, megjithatë siç mund ta shihni duhet të bëni kujdes pasi mund të dëmtoni adezivin i cili e mbron pajisjen nga uji.
Monedhat dhe çelësat nuk e gërvishtin ekranin
Ekrnai filloi të gërvishtej deri në shkallën e 6-të të Mohs për fortësinë e mineraleve, çka është plotësisht standarde. Fatmirësisht, kjo do të thotë se sendet e përditshme si çelësat apo monedhat nuk do ta dëmtojnë pajisjen tuaj.
Kasa e prapme mund të durojë disa gërvishtje.
Gërvishtje me anë të çelësave nuk është ndonjë gjë e madhe, por gërvishtja me sende më të forta si p.sh. brisqet e rrojës, nuk është një ide dhe aq e mirë.
Receptori qëndron në vend.
“Nuk do të lëvizë, rrëshqasë apo rrotullohet 360 gradë siç ndodhte me iPhone 4.”
Mbrojtësja e lenteve të kamerës nuk është aq rezistente sa ç’pretendon Apple.
Në faqen e saj zyrtare, Apple pretendon se kamera ka një “mbrojtëse të lenteve prej kristalesh zafiri”, çka do të thotë se duhet të durojë një gërvishtje të nivelit të nëntë të shkallës Mohs. Por megjithatë, në këtë test i rezistoi briskut të rrojës.
Butoni Home
Njësoj si mbrojtësja e lenteve të kamerës, edhe butoni Home i reziston gërvishtjes me brisk rroje, por nuk e kalon nivelin 6 të gërvishtjes në shkallën Mohs.
Si përfundim, iPhone 7 është goxha i durueshëm, por nuk jua rekomandojmë ta merrni me vete në luftë.
/GJBITeam.