Një tjetër faqe torrent-i del offline

Për gati një dekadë, TorrentHound ka vendosur t’i jap fund vullnetarisht sajtit të tyre të torrentit. Vetëm pak orë më parë, themeluesi i sajtit i dërgoi TorrentFreak një email me një mesazh të thjeshtë: “Finito.”

TorrentHound lë pas miliona vizitorë në muaj, edhe pse kurrë nuk mundi të arrinte nivelin e gjigantëve si: The Pirate Bay, Torrentz dhe Kickass Torrent. Të tre sajtet kryesorë në hapësirën e torrentëve janë rrëzuar në muajt e fundit, edhe pse The Pirate Bay vazhdon të jetë aq elastik si kurrë më parë dhe vazhdon të kthehet përsëri. Kickass Torrents dhe Torrentz, megjithatë, nuk kanë qenë aq me fat. Kickass doli offline në Korrik edhe pse pasqyrime të tij ka pasur për një kohë – ndërsa ky i fundit u mbyll në muajin Gusht.

Edhe pse i vogël, TorrentHound ishte jo i huaj për industrinë. Ai madje ka qenë i bllokuar edhe në disa vende. Megjithatë, arriti të qëndronte online deri më sot.

TorrentFreak pandeh se mbyllja ishte për shkak të presionit të vazhdueshëm nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, duke përfshirë edhe aktakuzën e themeluesit Kickass torrents, Artem Vaulin. Më vonë, megjithatë, themeluesi i TorrentHound ka dhënë këtë deklaratë duke shpjeguar mbylljen e faqes:

Ky është një kombinim i një trafiku në rënie, të ardhurave të pakta dhe shpenzimeve të mëdha. Duke i shtuar kësaj çështjen e anti-piraterisë, vendosëm se nuk ja vlente të vazhdonim më.”