Së shpejti do të mund të dërgoni video si GIF në WhatsApp.
Mesa duket, me një përditësim të ardhshëm, WhatsApp do ju japë mundësinë të dërgoni video si GIF pa qenë nevoja ta keni root-uar pajisjen tuaj, siç duhet të jetë tani në mënyrë që ta përfitoni këtë shërbim.
GIF-et e animuara janë bërë modë e komunikimeve të sotme sociale. Gjigandët e rrjetit, si Facebook ashtu dhe Twitter, i kanë lejuar tashmë përdoruesit të dërgojnë dhe shpërndajnë GIF-e. Madje madje, fableti i fundit i Samsung ju lejon të krijoni GIF-in tuaj me S-Pen.
Edhe pse jo zyrtarisht, deri tani ka pasur një mënyrë se si të dërgoni GIF në WhatsApp por që kërkohej root. Për një përdorues të thjeshtë, root-imi duket një proçedurë e frikshme dhe e komplikuar. Shtojmë që sapo pajisja root-ohet, humbet garancia nga prodhuesi apo shitësi. Epo tani nuk keni më pse të frikësoheni sepse duke parë disa nga versionet e fundit beta të WhatsApp, mesa duket aplikacioni për Android do lejojë çdokënd të krijojë dhe dërgojë GIF-e në WhatsApp, pa qenë nevoja për root.
Më sipër mund të shihni se sa i thjeshtë është krijimi i skedave GIF:
- Hapim kreun e bisedës
- Prekim tek ikona bashkëngjitëse si kapëse letras
- Zgjedhim Kamera dhe vazhdojmë të Regjistrojmë videon
- Pasi të kemi regjistruar videon, prekim OK
- Tani do të jemi të aftë të shkurtojmë videon. Videoja duhet të jetë 6 apo më pak sekonda që të dërgohet si GIF.
- Prekim ikonën e Videokameras sipër tek cepi djathtas. Në vend të kësaj, tani do shohim një ikonë GIF.
- Klikojmë Dërgo dhe urra, mbaroi!
Nëse tashmë keni ndonjë video në telefonin tuaj, thjesht ndiqni hapat e mësipërme që t’a konvertoni në një GIF. Për arsye të Politikave të Android, videoja juaj do ruhet si MP4 por thellë thellë, ajo vepron si GIF. Nëse doni t’a provoni, ju mund t’i bashkoheni programit beta në PlayStore ose të merrni APK-në beta menjëherë nga këtu.