Google prezanton një tastierë për iOS me karakteristika të reja
“Kërkoni për vende, imazhe, GIFe, madje edhe emoji me tastierën e re të Google”
Pas publikimeve të tastierave të Microsoft, tani edhe rivali i tij, Google, nuk mbetet pas me një aplikacion të tillë.
Sot Google prezantoi një tastierë të re për platformat iOS në të cilën janë integruar drejtpërdrejtë funksionet e kërkimit. E quajtur Gboard, tastiera karakterizohet nga një buton sipër majtas saj i cili ju lejon ju të kërkoni në internet, imazhe apo GIFe, ose edhe të kërkoni për emoji pa u larguar nga tastiera. Rezultatet nga kërkimet në internet mund të futen në kutizën e tekstit menjëherë.
Veç funksionit të kërkimit, Gboard ofron gjithashtu edhe gjetjen e fjalëve. Në përgjithësi, duket që është një bashkim i karakteristikës më të mirë të tastierës së Google dhe shërbimit Google Now On Tap në android, por e sjellë në iPhone. Ju mund ta shkarkoni tastierën e re nga App Store duke filluar që tani.