fbpx

Si të bëjmë para online?

Making-money-Online-banner

Si të bëjmë para online?

Më duhet të them që kjo është një nga pyetjet më “popullore” në internet. Unë nuk mund të them me siguri që online mund të bëhen para të sigurta, por asnjëherë nuk është keq ta provosh… Dhe pikërisht për këtë do të flas sot.

Së pari, saktësisht do flas për mënyrën sesi unë munda të krijojë të ardhura nga interneti, pra do i tregoj të gjitha hapat që ndoqa me hollësi, dhe jo për ndonjë mënyrë tjetër, pasi ajo varet nga mendimet tuaja.

Si fillim, zgjodha idenë, pra se çfarë do të përmbante faqja në fillim. Këtë e zgjodha mbi gjërat që më pëlqenin më shumë të bëja, pikërisht të shpërndaja lojra dhe aplikacione të cilat ishin të modifikuara (modded & premium), të cilat unë i gjeja të gatshme në internet, nga faqe të ndryshme, dhe duhet të them gjithashtu që ato janë shumë shumë të kërkuara nga fëmijët e moshave 9-18 vjeç…

Më pas, më duhej një website, në të cilin të hidhja postimet për lojrat dhe aplikacionet. Dhe krijova një në blogger.com (for free) me anë të një llogarie në Google. (Sign Up In Google).

Zgjodha një Template të duhur për faqen time nga: Gooyaabi Templates dhe punova rreth 3-4 orë me faqen për ta bërë User-Friendly.

Pasi mbarova punë me faqen, fillova të hedh postime për lojrat dhe aplikacionet. Këtu qëndron dhe çelësi i të krijuarit të ardhura nga interneti, pikërisht tek përmbajtja e postimeve që do të hidhja në faqe.

Të marr një shembull konkret: Asphalt 8 Airborne Modded, një nga lojrat më të luajtuara për vitet 2015-2016.

Si fillim gjeta një faqe ku mund të shkarkoja lojra të modifikuara ose më saktë të hakuara, dhe shkarkova lojën.

Më pas krijova një llogari në: Uploaded.net, pasi është një faqe e cila paguan për çdo shkarkim të gjërave që ndodhen në të. Pra një faqe Pay Per Download. Zgjodha Uploaded.net pasi kishte çmimet më të mira krahasuar me faqet e tjera të tipit të saj.

Uploaded.net

 

 

Më pas e ngarkova lojën e shkarkuar në Uploaded.net, dhe kopjova linkun e saj në websitin tim. Pjesën tjetër të postimit e mora nga faqja në të cilën shkarkova lojën. Dhe një gjë tjertër. Që faqja të dilte në faqe të parë nëse kërkonin për të në Google, në fund të faqes përdora një list të gjatë me keywords të cilën e krijova bazuar mbi lojën, shikojeni këtu: “Shikoni Keywords Këtu

Pasi hodha postimin, krijova një video në Youtube, jo shumë të mirë, e cila kishte një qëllim të vetëm të drejtonte shikuesit në faqen time. Zgjodha Youtube sepse e dimë që është rrjeti social numër 2 me rreth 1.000.000.000 përdorues. Dhe në përshkrimin e videos vendosa një link të shkurtuar me Shorte.st , pasi ky shkurtues linku paguante rreth 10$ për 1000 views USA, dhe gjithashtu në përshkrim (description) vendosa edhe listën me keywords që vendosa edhe në postimin në webfaqe.

Mund të them që ditën e parë arrita të marrë 300 views, të cilat erdhën duke u rritur në ditët në vazhdim, pasi vazhdova të hedh postime çdo ditë…

Dhe sot pas 10 ditësh, arrij të bëj rreth 1000 views çdo ditë, dhe për të fitimin kalkulimet bëjini vet.

Shpresoj t’ju kem dhënë një ide për të hapur dhe ju faqen tuaj, dhe gjithashtu të filloni dhe ju të merrni të krijoni të ardhura nga interneti, jeni të lutur të jepni edhe ju mendimin tuaj në koment.