Google prezanton një algoritëm të ri në Play Store

Është sugjeruar shpesh se në qoftë se keni ndërmend të shkarkoni një aplikacion nga App Store është mirë ta bëni kur jeni të lidhur me një rrejt WiFi. Kjo për shkak se disa aplikacione janë shumë të rëndë dhe shkarkimi i tyre do ju hante shumë internet nëse keni të aktivizuar mobile data. E njëjta gjë mund të thuhet për përditësimin e aplikacioneve, por Google po përpiqet të ndryshojë këtë me disa përmirësime që po bën në Play Store.

Google ka njoftuar së fundmi se është duke bërë përmirësime në Play Store në formën e një algoritmi të ri që do të reduktojë madhësinë e përditësimit të një aplikacioni. Google ka përkrahur prej kohësh përdorimin e përditësimit delta, që do të thotë se në vend që të shkarkoni të gjithë aplikacionin, ju do shkarkoni vetëm ndryshimet që sjell përditësimi, ndryshime të cilat më pas do ju bashkohen file-ve ekzistues të aplikacionit.

Kjo jo vetëm që i kursen përdoruesit mjaft pak kohë dhe data, por ky algoritëm i ri të cilin Google e quan “bsdiff” do të ulë më tej madhësinë e arrnimeve (patch) deri në 50% ose më shumë në krahasim me më parë, por kjo nuk do të thotë se patch-i i çdo aplikacioni do të reduktohet me të njëjtën sasi, por është ende një përmirësim të cilin ne përdoruesit do të jemi në gjendje ta vlerësojmë gjithësesi.