Apple dhuron aplikacionin "Procreate Pocket" (kurseni $2,99)

Apple dhuron aplikacionin “Procreate Pocket” (kurseni $3,99)

Siç ka ndodhur disa herë në të shkuarën, Apple ofron shkarkime falas të një aplikacioni të njohur të iOS nëpërmjet aplikacionit të Apple Store. Këtë herë, kompania po ofron falas “Procreate Pocket” një aplikacion të njohur për skicime në iPhone.

Apple përpiqet të na bindë se Procreate është një aplikacion që duhet ta keni patjetër, për artistët apo dashamirësit e artit, i cili do t’ju lejojë ju që të krijoni vepra arti të ndryshme direkt nga iPajisja juaj.

Procreate do t’ju lejojë ju të gjeneroni vepra arti të kalibrit të lartë në një kohë të shkurtër duke përdorur një sistem të fortë të shtresave të imazheve, filtra të papara, dhe me mijëra maja penelësh të importueshëm. Me të vërtetë një apliakcion që duhet ta ketë patjetër çdo artist apo dashamirës i artit.

Për fat të keq versioni për iPad (i cili është edhe më i kushtueshëm) nuk është i vlefshëm për këtë ofertë. Ju mund ta merrni këtë ofertë në iPad, por do t’ju jepet versioni për iPhone.

Në mënyrë që të përfitoni nga kjo ofertë, ju duhet të shkoni tek aplikacioni Apple Store (jo App Store!) dhe plotësoni hapat e mëposhtëm:

  1.  Shkarkoni aplikacionin Apple Store për iOS.
  2.  Hapeni aplikacionin në iPhone-in apo iPad-in tuaj.
  3. Në këtë hap, ju duhet të jeni në kartelën “featured” e cila shfaq një reklamë për iPad Pro.
  4. Navigoni në fund të ekranit deri sa të shihni ikonën e “Procreate Pocket” dhe fjalët “Sketch. Paint. Create.” dhe klikoni mbi këtë banner.
  5. Klikoni butonin jeshil “Download now for free” dhe më pas ndiqni udhëzimet që do t’ju shfaqen.

procreate via apple store (1)

Sigurohuni që të kontrolloni çdo ditë kategorinë tonë të promocioneve për të përfituar aplikacione falas.

 

  • 261 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.