Konvertoni aplikacionet tuaja win32 në Platformën Universale të Windows
Një nga gjërat më emocionuese të prezantuar dje gjatë eventit të Microsoft, Build 2016 ishte se sa e lehtë mund të jetë për zhvilluesit për të lëvizur aplikacionet e tyre (Win32) tek Plaftorma Universale e Windows. Desktop App Converter është mjeti i ri i Microsoft që bën të mundur aktivizimin e Live Tiles, njoftimeve, Cortanas, dhe më tepër në aplikacionet Win32, ndërkohë që bën të mundur që këto aplikacione tradicionale t’i vendosni në dispozicion në Windows Store.
Në thelb, Desktop App Converter shërben si një mjet urë-lidhës ndërmjet aplikacioneve Win32 dhe ato Universal, pak a shumë e ngjashme me atë që bën Projekti Islandwood për aplikacionet iOS. Vendosni aplikacionin Win32 tek Converter, testojeni atë, vendosni atij karakteristikat dhe funksionet e UWP, dhe më pas publikojeni atë në Windows Store.
Më e rëndësishme, aplikacionet e konvertuara në Universal Windows Apps vihen në dizpoziion në të gjitha pajisjet me Windows 10. Kjo do të thotë që një aplikacion Win32 mund të funksionoj në Xbox (natyrisht, minus disa karakteristika që nuk mbështeten akoma), apo madje edhe në pajisjet Windows 10 Mobile. Kjo nuk do të thotë që çdo aplikacion do funksionojë perfekt në çdo lloj pajisje, por është e mirë që po shohim se Microsoft po bën portimin e aplikacioneve shumë më të thjeshtë.