“World Flow”, tastiera e Windows Phone vjen për përdoruesit e iOS
Sa herë ju ka rënë iPajisja juaj nga dora teksa shkruani me një dorë? World Flow i jep zgjidhje këtij problemi.
Për të gjithë ata të cilët nuk shkruajnë dot në iPhone-in e tyre me një dorë, vjen “World Flow”, tastiera e re nga Microsoft për iOS. Tastiera e re e ngjashme me atë të Windows Phone ju lejon ju të shtypni apo të rrëshqisni gishtin për të shkruar, dhe përfshin tastiera të personalizueshme dhe në formë harku për shkruesit ergonomik me një dorë.
Deri më tani kjo është tastiera e dytë që Microsoft publikon për iOS, që kur Microsoft publikoi Hub keyboard disa javë më parë. World Flow është një përzierje e të dyjave, me mundësi të ndryshme si përzgjedhja e ngjyrave dhe background me imazhe të tuajat. Por ajo çka e diferencon, është forma e tastierës, e cila ka formë harkore dhe është e vendosur në cep të ekranit, e cila i mundëson gishtit tuaj një “punë më të lehtë”.
Nëse edhe ju jeni një shkrues me një dorë, atëherë shkarkojeni këtë apliakcion dhe lehtësojani punën vetes suaj. Është falas dhe pajtueshme me çdo iPajisje. Kërkon iOS 9 e sipër.